AKTUALE

Lajmi i fundit/ Sulmohet kryetari i Haraçinës, të vrarë dhe të plagosur (Detaje)

Persona të paidentifikuar deri më tani kanë gjuajtur me kallashnikovë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ndërsa i njëjti është i lënduar rëndë dhe aktualisht gjendet në Spitalin Klinik të Shkupit.

Burime nga terreni tregojnë për gazetën KOHA se i vdekur ka mbetur A.A., djali i shoferit të kryetarit të Komunës, ndërsa të plagosur janë edhe dy-tre persona tjerë.

Të shtënat me armë në drejtim të Ibraimit kanë ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërsa është shkaktuar panik e kaos në rrugën kryesore para sheshit të Haraçinës.

Policë të shumtë ka në vendngjarje, ndërsa është bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës. (koha.mk)

Banner

Related posts

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas për vizitë në Kumanovë

Gjyla Halili

Pas tensioneve në Veri, Kosova nis lobimin në SHBA

admin

Kasami: Populli ka vendosur për NDRYSHIM! Arbeni për President!

Gjyla Halili