AKTUALE

BDI-Gostivar: Ministri i VMRO-DPMNE shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare. Kërcënon që qytetarët duhet të kthejnë ndihmat sociale!

Banner

Të dashur qytetarë.

Јemi dëshmitarë që VMRO-DPMNE nëpërmjet ministrit teknik në Ministrinë e Punës dhe Politkës Sociale, po rikthen politikat diskriminuese ndaj komuniteteve, e posaqëqisht ndaj shqiptarëve.

Ditë më parë në televizon nacional i njejti ministër deklaroi që Qendrat Sociale në mënyrë jo ligjore kanëe bërë shpërndarjen e ndihmvae sociale, e për habi shumica e qendrave ishin qendra që funksionojnë në vendbanime të banuara me shumicë shqiptare.

Gjithashtu ndaj punëtorëve social u drejtua me tone kërcënues se do të bartin përgjegjësi, dhe se shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të duhen t’i kthejnë mjetet e  marra financiare.

Fitimi i të drejtës për të qenë shfrytezues e secilës prej paketeve sociale kalon filtrin e programit elektronik që quhet “Spil programi”. Asnjë punëtor social, nuk vendos dhe nuk aproon të drejtën e ndihmave sociale pa miratimin e sistemit, andaj ata nuk mund të jenë fajtorë. E aspak fajtor nuk mund të jenë qytetarët që janë kategoria e rrezikuar sociale e të cilët aplikojnë për ndihme sociale dhe të njejtën ua mundëson vet sistemi i krijuar.

Ditët e fundit Sistemi Spil po hasë në probleme, ndryshimi i të dhenave të qytetarëve ndryshon nga momenti në moment, dhe e gjitha kjo ndodh 1 muaj para zgjedhjeve.

Pse ndodh pikërisht tani dhe kush e inskenon këtë situatë?

Presioni nëpërmjet ispektoratit dhe emailave nga ministria përkatëse po pengon punën e punëtorëve social. Kjo formë e veprimit tregon qartë që VMRO-DPMNE  nuk zgjedh formë për të treguar mukujt, madje nuk llogarit as shtresen më të rezikuar sociale.

Ftojme ministrin e punës dhe politikës sociale që deri në azhurnimin e sakt të të dhenave të terhiqet nga ky vendim, për ndryshe do të mund të konstatojmë  se veprimi është i qëllimshëem dhe tendencioz pikërisht nëe pragë të fillimit të fushatës  zgjedhore.

Azbi Shaqiri

BDI, dega Gostivar

Banner

Related posts

REISUL ULEMA NË NGUSHËLLIME TE HOXHË ENVER EF. AZIZI, IMAM NË MATEÇ

Gjyla Halili

Fondacioni Golden Eagle ndan 10,000 euro për minatorët e Trepçës

Gjyla Halili

Një burrë nga Haraçina u ndalua pasi fluturoi me një dron pranë një kazerme

Gjyla Halili