KOSOVË

Firma shqiptare e lidh McGonagol me një tjetër ish-agjent të diskredituar

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është partner në një firmë shqiptare së bashku me një tjetër ish-agjent të diskredituar të FBI-së, sipas materialeve të siguruara nga siti Talking Points Memo (TPM).

Dokumentet e një korporate shqiptare lidhin McGonigal me Mark Rossini, një figurë pompoze që u largua nga FBI mes akuzave skandaloze më 2008 dhe që aktualisht përballet me akuza të tjera për ryshfete në një padi federale të gushtit 2022 në Porto Riko.

Lidhja e biznesit e paraportuar më parë e lidh McGonigal me një tjetër ish-agjent me profil të ngjashëm: një drejtues i lartë në Byro me përvojë në antiterrorizëm dhe kundërzbulim, dhe që duket se është angazhuar në biznes me një sërë klientësh të huaj që i bëjnë me dhimbje koke autoritetet, pas largimit nga agjencia ligjzbatuese.

Gazetarët shqiptarë kanë publikuar një seri artikujsh që nga shtatori 2022, duke theksuar praninë e McGonigal në kompani, të cilën ata e lidhin me industrinë e naftës në vend.

Prokurorët e akuzuan McGonigal këtë javë në padi të veçanta federale në Washington e Manhattan për fshehjen e parave që mori nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, gjithsej 225,000 dollarë, dhe për punën që kreu për të ndihmuar në shmangien e sanksioneve amerikane nga oligarku rus Oleg Deripaska, dikur pagues i ish-menaxherit të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort.

Dokumenti i korporatës shqiptare e lidh McGonigal me botën e errët që e çoi Rossinin në jo vetëm një, por dy përplasje me ligjzbatuesit federalë. Prokurorët federalë akuzuan Rossinin në gusht 2022 për përfshirje në një skemë ryshfeti që përfshin ish-guvernatorin e Porto Rikos. Kjo erdhi 14 vjet pas skandalit të parë të Rossinit, që përfshiu aktoren Linda Fiorentino dhe fiksuesin e famshëm të Hollywoodit, Anthony Pellicano, duke u bërë shpejt pré e tabloidëve.

“Kjo gjë thjesht shkel parimet bazë se pse i futesh kësaj pune, ose përqendrimin në misionin që ke në shërbim të Qeverisë së SHBA dhe publikut amerikan”, tha për TPM Javed Ali, një analist ekspert në pension i FBI-së dhe ish-drejtor i lartë kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i pyetur për akuzat. “Këto janë ato lloj gjërash që, në një nivel vërtet idealist, duhet të të motivojnë për të bërë punën. Por ajo që po shohim është një nga shembujt më të keq të dikujt që abuzon me postin dhe përpiqet ta shfrytëzojë atë për qëllime të tjera”.

Ray Batvinis, ish-agjent mbikëqyrës për FBI-në dhe ish-instruktor i kursit të kundërzbulimit në akademinë e FBI-së, tha se Byroja tani me siguri po merret me hetimin e shkallës së dëmit që ka shkaktuar McGonigal.

“FBI duhet të jetë e shqetësuar për ato çka mund të ketë shitur ai”, tha për TPM. “Ai kishte akses – ai di nga pak për çdo gjë që FBI bën në gjithë vendin, por ai ka shumë informacion për atë që bëjnë edhe agjencitë e tjera të inteligjencës”.

TPM siguroi dokumentet nga QKB dhe pagoi një përkthyes për përkthimin në anglisht.

TPM nuk ishte në gjendje të verifikonte se cili ishte qëllimi i Lawoffice & Investigation përtej përshkrimit që ofronte vetë në regjistrin e QKB-së se është një zyrë ligjore që bën edhe investigime.

Lidhjet e McGonigal me firmën shqiptare nxjerrin në pah një kastë personazhesh që duket se janë të lidhur me serinë e ngjarjeve që mendohet se çuan në paditë e ngritura kundër tij.

Regjistrimi i Lawoffice & Investigation tregon katër partnerë: McGonigal, Rossini, Agron Neza dhe Shefqet Dizari.

Postime në median sociale tregojnë Rossinin në një fotografi të vitit 2014 me Nezën, vite përpara përfshirjes së McGonigal, sipas prokurorëve. Rossini ka bërë ‘check’ në Facebook në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, në shkurt 2019.

Gjatë gjithë vitit 2019, Rossini fliste hapur për çështje të brendshme politike në Shqipëri, duke i cilësuar partitë që kundërshtonin kryeministrin e vendit si pro-ruse.

Rossini, Neza dhe Dizdari nuk përmenden dhe nuk janë akuzuar për ndonjë shkelje në dy aktakuzat e McGonigal. Rossini dhe avokatët e tij nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta për koment nga TPM. As Neza e Dizdari nuk u përgjigjën.

Rekordet e QKB i janë bashkëngjitur artikullit, raporton Talkingpointsmemo.

Retrospektivë e shpejtë në Hollywood
Historia e rënies së Rossinit nga FBI fillon në fund të viteve 2000.

Një agjent yll i FBI-së, i cili ndihmoi në gjurmimin e Al-Kaedës përpara 11 Shtatorit, Rossini kaloi vite duke luajtur një rol të madh në përpjekjen për të reformuar agjencinë për trajtimin e terrorizmin.

Rossini, i cili ishte i ngarkuar me detyrë përkohësisht në qendrën antiterrorizëm të CIA-s në kohën e sulmeve, nuk ishte pa përvojë me detyra sensitive. Më pas, në vitin 2006, mes një divorci të ashpër, Rossini filloi të takohej me një aktoren e “Men in black”, Linda Fiorentino.

“Ishte si një flutur nate në shtyllën e dritave”, tha Jeff Stein, kryeredaktor i Spytalk dhe mik i vjetër i Rossinit, për marrëdhënien.

Fiorentino kishte mik një fiksues të Los Angeles, Anthony Pellicano, të cilin New York Post e quajti “Hollywood Hitman” për aftësitë e tij të çuditshme si dedektiv privat.

Gjithçka u shemb për Pellicanon më 2006, kur prokurorët federalë e goditën atë me një aktakuzë prej 110 pikash për akses të paligjshëm në dosjet e policisë në Los Angeles e Beverly Hills, dhe për përgjimin e dyshuar të telefonit të Sylvester Stallones.

Gjërat u bënë më të çuditshme.

Befas, avokatët e Pellicanos paraqitën materiale të brendshme të FBI-së për të provuar se prokurorët se nuk ia kishin bërë të ditura provat mbrojtjes. Fillimisht, ishte e paqartë se si i kishin siguruar ato materiale.

Gjurmët të çonin te Rossini. Doli se Rossini ia kishte kaluar të dhënat e FBI-së Fiorentinos, e cila ia dha përcolli mbrojtjes së Pellicanos.

“Kur dokumenti që ai i dha asaj doli në gjyqin e Pellicanos, Departamenti i Drejtësisë pyeste se si ishte e mundur”, kujton Stein, miku i Rossinit dhe shkrimtari i Spytalk. “Por nuk mund të hysh e të dalësh nga këta skedarë pa rënë në kurth, kështu që mendimi se mund t’ia dilte pa u lagur ishte vërtet budallallëk. Por, nuk thonë kot që dashuria është e verbër”.

Çështja Pellicano e rrëzoi Rossinin, duke e detyruar të largohej nga FBI mes akuzave për akses të paligjshëm në kompjuterët e Byrosë. Rossini u dënua përfundimisht me një vit provë, por ky ishte fundi i karrierës së tij 17-vjeçare në agjencitë ligjzbatuese federale.

Pellicano përfundimisht u shpall fajtor në gjyq për më shumë se 70 akuza, përfshirë shantazh, përgjim dhe mashtrim. Ai u dënua me 15 vjet burg, përpara se të lirohej më 2019.

Stein tha për TPM se pas skandalit Rossinit i duheshin pará për të vazhduar me jetën luksoze.

“I pëlqente jeta luksoze, por ajo kushton”, thotë Stein. “Ndaj ra pré e përfshirjes me njerëzit e gabuar, për shkak se i duheshin pará”.

 me të cilët  said. “So he was prey to getting involved with people he shouldn’t be involved with, because he needed the money.”

Në Porto Riko
Ecim me shpejtësi përpara, drejt gushtit 2022.

Prokurorët federalë e akuzuan Rossinin për konspiracion, marrje ryshfeti për programet federale dhe mashtrim të shërbimeve të ndershme lidhur me përfshirjen në një skemë ryshfeti që përfshin guvernatorin e Porto Rikos.

Sipas akuzave, drejtuesit e një banke që këshillonte Rossini, premtuan të financonin fushatën e rizgjedhjes së guvernatorit të Porto Rikos më 2020, në këmbim të emërimit nga ana e tyre kreun e komisionit të inspektimit bankar të ishullit, i cili po reviziononte huadhënësin.

Rossini deklaroi se ishte i pafajshëm, transmetoi Syri.net

Stein e përshkroi atë si një “histori e trishtë”.

“Ai duhej të siguronte jetesën. Dhe ylli i tij ishte njollosur keq nga ajo që ndodhi në FBI”, tha Stein. “Nuk është se do të pajtohej nga ndonjë nga kompanitë në Fortune 500”.

Paditja e McGonigal
Atëherë, si përfundoi Rossini partner në një firmë shqiptare? Dhe si u bë McGonigal nga agjent i lartë i FBI-së partner në të njëjtën firmë me Rossinin?

Dy aktakuzat përshkruajnë një pjesë të asaj që prokurorët besojnë se është udhëtimi i McGonigal.

Në gusht 2017, McGonigal dyshohet se i kërkoi para një ish-punonjësi të zbulimit shqiptar, të referuar si Personi A.

Nga përshkrimi i bërë në aktakuzë sugjerohet se personi është Neza, një nga ortakët në firmën me Rossinin. Në shtator 2022, Business Insider publikoi një fletëthirrje të lëshuar nga hetimi i McGonigal, ku përmendej Neza. Neza u citua këtë javë në median shqiptare të ketë pranuar se i ka dhënë paratë McGonigal-it, por ka mohuar ndonjë shkelje të kryer me të.

Batvinis, ish-zyrtari i kundërzbulimit të FBI-së, i tha TPM se shumë raste të ngjashme që ka hetuar janë të motivuara “thjesht nga lakmia”.

“Diçka e shtyu atë ta pranonte këtë ose të kërkonte shqiptarët për të marrë pará”, tha ai për McGonigal. “Nuk do të gjeni asgjë ekzotike këtu – ndoshta është po aq e mërzitshme sa një krizë e moshës së mesme”.

McGonigal supozohet se udhëtoi në Shqipëri me Nezën në shtator 2017, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe, sipas FBI-së, i kërkoi qeverisë shqiptare “të jetë e kujdesshme në lidhje me dhënien e licencave për shpimin në fusha naftëmbajtëse në Shqipëri kompanive me pronësi ruse”.

“Personi A dhe personi B kishin të dy interesa financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit në fushat naftëmbajtëse”, thuhet në aktakuzë.

Lawoffice & Investigation, firma shqiptare në të cilën McGonigal shfaqet si ortak me Nezën dhe Rossinin, liston si ortak edhe një avokat shqiptar të quajtur Shefqet Dizdari.

Dizdari nuk iu përgjigj kërkesës së TPM për koment. Një firmë me bazë në Zvicër – Terraoil Swiss – që e përshkruan veten si një “prodhues shqiptar i naftës në tokë” thotë në faqen e saj të internetit se Dizdari kontrollon një të tretën e aksioneve të saj.

Natyra e saktë e skemës në të cilën dyshohet se ishte përfshirë McGonigal mbetet e paqartë nga aktakuza. Lawoffice & Investigation u “pezullua” në nëntor 2019, sipas të dhënave të QKB.

Prokurorët thanë se McGonigal e fshehu shtrirjen e punës së tij me shqiptarët deri pas daljes në pension nga Byroja në shtator 2018. Para kësaj, personi që përputhej me përshkrimin e Nezës dyshohet se i dha atij 225,000 dollarë cash. Aktakuza e lë të paqartë nëse ishte pagesë apo borxh që McGonigal do ta kthente.

McGonigal dyshohet edhe se ka hapur një hetim të FBI-së për një lobist që ishte punësuar nga një parti politike e ndryshme nga ajo e kryeministrit të Shqipërisë. Lobisti, sipas prokurorëve, është shtetas amerikan.

E paqartë është edhe se kur u përfshi Rossini në firmë. Në një postim në Facebook të dhjetorit 2014, Rossini u shfaq në një foto me Nezën.

Vitet e fundit edhe Rossini ka filluar të flasë për Shqipërinë.

Më qartë, Rossini ka mbajtur qëndrime për politikën e brendshme të vendit, duke akuzuar kundërshtarët e kryeministrit për lidhje me qeverinë ruse.

Ai ka folur shpesh kundër partive opozitare shqiptare pas vizitës së tij atje në shkurt 2019.

Nuk është e qartë nëse kjo lidhje me punën e tij me Lawoffice & Investigation.

Related posts

Policia e Kosovës konfiskon mbi 1.200 fishekë në një fshat të Zveçanit

admin

Liderët e BE-së kërkojnë shtensionim në Kosovë, ndryshe do të ketë pasoja

admin

Parlamenti Europian miraton me 290 vota amendamentin grek për lirimin e Fredi Belerit

admin

Leave a Comment