AKTUALE

BDI konfirmon listat për deputetë dhe mbështetjen për Frontin Europian e kandidaturën e Osmanit për president

Sot në Tetovë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti mbledhjen e gjashtë në të cilën u diskutua mbi Frontin Europian, zgjedhjet presidenciale si dhe u përcaktuan listat e kandidateve për deputetë.

Kryetari Ali Ahmeti njoftoi anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të BDI mbi formimin e Frontit Europian dhe programën e përbashkët të koalicionit për integrim europian dhe ndalim të ndikimeve ruse në vendin dhe rajonin tonë.

Ndryshimet kushtetuese, integrimi europian, fqinjësia e mirë, lufta e pakompromistë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshja kornizë ekonomike, janë kryefjala e programit të përbashkët.

Njëzëri, Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, mbështet formimin e Frontit Europian dhe kandidaturën e përbashkët për president të Bujar Osmanit.

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së konfirmoi listat për kandidat për deputet të Frontit Europian të prezantuara nga kryetari Ahmeti, që përfshijnë:

Zona e I-rë zgjedhore, bartës liste Blerim Bexheti
Zona e II-të zgjedhore, bartës liste Sadulla Duraku
Zona e III-të zgjedhore, bartës liste Sulejman Baki
Zona e IV-të zgjedhore, bartës liste Enver Husein
Zona e V-të zgjedhore, bartës liste Ziadin Sela
Zona e VI-të zgjedhore, bartës liste Ali Ahmeti

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim fton të gjithë anëtarët e BDI dhe të gjithë qytetarët që të mbeshtesin Frontin Europian dhe kandidaturën tonë për zgjedhjet presidenciale të Dr. Bujar Osmanit.

Related posts

172 gjoba në Shkup, 38 për tejkalim të shpejtësisë

admin

Përmbaruesit nuk i respektojnë ndryshimet ligjore për vjetërsimin e lëndëve ndaj debitorëve

Gjyla Halili

BDI mblidhet sot në Tetovë

admin