Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar masa për ta bërë më të lehtë për izraelitët të mbajnë armë pas dy sulmeve të ndara nga palestinezët në Jerusalem gjatë dy ditëve të fundit.
Sulmet ndodhën pasi një bastisje e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar ku mbetën të vrarë nëntë persona.
Masat e reja përfshijnë gjithashtu privimin e të drejtave të banimit dhe sigurimeve shoqërore të një sulmuesi.
Kryeministri Benjamin Netaniahu kishte premtuar një përgjigje “të fortë” dhe “të shpejtë” përpara takimit të kabinetit të sigurisë.
Ushtria e Izraelit tha gjithashtu se do të përforconte numrin e trupave në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Kur civilët kanë armë, ata mund të mbrojnë veten,” u tha gazetarëve ministri i diskutueshëm i ekstremit të djathtë të sigurisë kombëtare, Itamar Ben-Gvir.
Propozimet janë në hap me propozimet e aleatëve politikë të ekstremit të djathtë të Netanjahut, të cilët e lejuan atë të kthehej në pushtet muajin e kaluar, raporton BBC.
Njoftimi erdhi pasi policia izraelite tha se një djalë 13-vjeçar palestinez ishte pas të shtënave në lagjen Silwan të Jerusalemit të shtunën që la të plagosur rëndë një baba dhe një djalë izraelit.
Një zëdhënës i forcave policore izraelite më parë tha se sulmuesi u zuri pritë pesë vetëve ndërsa shkonin në lutje, duke i lënë dy në një “gjendje kritike”.
13-vjeçari u qëllua dhe u plagos nga kalimtarët dhe po mbahet në spital.