AKTUALE

Mbi një mijë persona kanë marrë pension social në mënyrë të pabazë! Vellkovski: Trençevska e pranoi se ka keqpërdorime

Shërbimet e inspektimit janë në terren dhe kontrollojnë pagesën e pabazuar të ndihmës shtetërore për bashkëqytetarët tanë. Kështu tha në emisionin 10 minuta të TV21, ministri i punës dhe politikës sociale, Gjoko Vellkovski. Ai thotë se Jovanka Trençevska në mënyrë indirekte ka pranuar se ka pasur pagesë të pabazë.

“Ajo ka thënë sot në demantin me të cilin mohon se nuk ka pasur një proces të tillë, se nuk ka pasur 2252, ka qenë 1059 dhe pranon se janë mijëra…
Si i keni përcaktuar ato?
Situata u konstatua në momentin kur të dhënat u shkëmbyen për herë të parë në mënyrë elektronike me Ministrinë e Brendshme.
Por kjo marrëveshje është bërë shumë më herët.
Po, është lidhur më 20 janar…
Për kryqëzimin elektronik të bazave të të dhënave të disa institucioneve?
Kjo është konkretisht vetëm me Ministrinë e Brendshme. Direkt me Ministrinë e Brendshme është lidhur. Dhe nga data 20 janar deri më 5 mars askush nuk i ka shkëmbyer të dhënat gjatë asaj periudhe kohore. Ndodhi ashtu siç ndodhi, ja pamë se ka një situatë e cila është e paligjshme dhe për këtë arsye, ne kemi hyrë në një proces për të parë se ku është problemi. Ne i kemi dërguar shërbimet inspektuese, janë në terren dhe po veprojnë sipas kompetencave të tyre për të parë se ku është bërë lëshimi sistematik, po me muaj më parë, madje edhe vite më parë, persona të caktuar, qytetarë të Maqedonisë, kanë marrë ndihmë minimale të garantuar dhe sociale dhe pension social në mënyrë të pabazë”, tha Vellkovski.

Related posts

BDI: Mbështesim nivelizimin e pagave për ciklin e arsimit të lartë

Gjyla Halili

Kovaçevski: Me hyrjen në BE, paga mesatare 1300 euro dhe paga minimale 800 euro

Gjyla Halili

MASH i merr integrencat Kasamit për gjimnazin e Tetovës

admin