AKTUALE

Zgjedhjet 2024/ VLEN: BDI skenar për shkaktimin e krizës politike!

BDI ka krijuar një skenar për shkaktimin e krizës politike pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale për t’iu shmangur disfatës. Akuzat vijnë nga koalicioni VLEN.

Sipas tyre, Qeveria e Kryeministrit Talat Xhaferit në mënyrë të paligjshme po e pengon emërimin e shefit dhe kryeshefit shtesë të SPB Tetovë. VLEN-i zotohet se do të mbrojë votën.

“E dimë se lidershipi i frikësuar i BDI-së dhe miqtë e tyre të koalicionit janë gati për mashtrime të ndryshme parazgjedhore, por duhet të kenë parasysh se ne do t’i përgjigjemi ashpër çdo përpjekjeje për të penguar votën e lirë, të drejtë dhe demokratike të popullit shqiptar”, thonë nga VLEN.

Qëndrimi i VLEN-it, lidhur me zhvilimet e mundshme gjatë zgjedhjeve, është I njëjtë me atë të Ministrit Teknik të Brendshëm, Pançe Toshkovskit,

Ai gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë ka kërkuar prezencë të shtuar policore në Tetovë dhe Gostivar.

Këto pohime të Toshkovskit, u përgënjeshtruar nga Zv/Ministri i Brendshëm plotësues, Mitko Bojmacaliev. Ai gjatë një prononcimi për Klan Maqedoni, tha se nuk ka një vendim për prezencë të shtuar policore në Tetovë dhe Gostivar, kurse fjalën e fundit për këtë e ka Drejtori për Siguri Publike, e jo Ministri./tvklan.mk

Related posts

MEXHITI: PËRSE HESHTË ARTAN GRUBI PËR AKUZAT SE PO PUNON PËR TA KTHYER GRUEVSKIN

admin

Mexhiti: BDI u bë parti periferike, i ka skaduar afati

Gjyla Halili

Me shumë meritë: Jim Xhema përjetësohet me emrin e një rruge në Prishtinë

admin