AKTUALE

Zgjerimi i Frontit Europian, Osmani: Historike!

A i humbët shqiptarët dhe tani po i kompensoni me të tjerët? Ka qenë pyetja e radhës, në rrjete sociale, të cilës iu ka përgjigjur kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani. Ministri Osmani e quan ditë historike dhe jashtëzakonisht të rëndësishme zgjerimin e Frontit Europian me komunitetet tjera, jo shqiptare.

“Deri më tani kemi pasur 2 blloqe të mëdha maqedonase, që kërkonin të udhëheqin shtetin, kurse shqiptarët garonin për partnerë të koalicionit për t’u bërë në Qeveri. E kishim VMRO-DPNE-në me 10 parti politike, të komuniteteve të ndryshme, duke pretenduar që ata përfaqësojnë të gjithë qytetarët dhe kërkonin mandat për të udhëhequr shtetin. Ishte blloku i LSDM-së me 10 parti politike të komuniteteve të ndryshme, dhe gjithashtu pretendonin për mandat. Shqiptarët garonin në ligë tjetër.
Për herë të parë, ne kemi bllokun e tretë, të BDI-së me 10 parti politike të komuniteteve të ndryshme në frontin e madh europian, që pretendon për mandat për të udhëhequr shtetin. Që do të thotë se, tani keni 3 blloqe të mëdha që kërkojnë të udhëheqin shtetin”, tha Osmani.

Sipas Osmani, komunitetet do të përfitojnë maksimalisht nga Marrëveshja e Ohrit, vetëm nëse janë bashkë me implementuesit e MO-së, me partitë politike shqiptare. “Sot keni në bllokun e tretë, shqiptarët e bashkuar bashkë me komunitetet tjera, në bllokun e tretë të madh i cili në këto zgjedhje nga qytetarët do të kërkon që t’u merret mandat i plotë, për të udhëhequr shtetin në emër të MO-së”, përfundoi Osmani.

Banner

Related posts

Agim Nuhiu: “BONA FIDE”, një koncept frymëzimi për ndershmëri në të drejtën civile greke dhe gjetkë!

Gjyla Halili

BDI shpreh ngushëllime të thella dhe anulon aktivitetet partiake për shkak të tragjedisë së madhe në Koçan

Gjyla Halili

Në prag zgjedhjesh lokale, Yuri Kim thirrje qeverisë: Të merren masa! Lista e kandidatëve duhet të jetë e pastër

admin