AKTUALE

Maqedoni: Borxhi i jashtëm neto në fund të vitit 2023 ishte 4,458 milionë euro

Borxhi i jashtëm neto në fund të vitit të kaluar arriti në 4,458 milionë euro ose 32,6 për qind të BPV-së së vlerësuar, njoftoi sot Banka Popullore.

Në tremujorin e katërt të vitit, borxhi i jashtëm neto është rritur për 305 milionë euro ose për 7.3 për qind.“Në fund të tremujorit të katërt të vitit 2023, borxhi i jashtëm bruto arriti në 11,463 milionë euro dhe shënoi një rritje tremujore prej 386 milionë euro. Kërkesat e jashtme bruto janë rritur për 81 milionë euro dhe arrijnë në 7,004 milionë euro. Rritja më e madhe tremujore e detyrimeve në raport me kërkesat ka sjellë rritje të borxhit të jashtëm neto për 305 milionë euro, në mënyrë që në fund të dhjetorit 2023 të arrijë në 4,458 milionë euro“, sqaron Banka Popullore.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, pozicioni negativ i investimeve ndërkombëtare neto (PNI) u rrit për 160 milionë euro dhe arriti në 8,500 milionë euro, pra 62,2 për qind të PBB-së së vlerësuar për vitin 2023.

Krahasuar me fundin e vitit 2022, borxhi i jashtëm neto është rritur për 147 milionë euro (ose 3,4 për qind), në kushtet e rritjes së borxhit privat neto (për 269 milionë euro), dhe rënies së borxhit publik neto (për 122 milionë euro).

Banner

Related posts

Forumi i Dialogut të Prespës 2023 më 15 dhe 16 qershor në Strugë

admin

Sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

admin

Oda Kërçovare Zvicër – Një ndër odat më të popullarizuara shqiptare, e njohur si “Foleja e Shqiponjave”

Gjyla Halili