AKTUALEKOSOVË

Osmani kujton masakrën e Belegut: Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë mbetet përkushtim i çdoditshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku mbetën të vrarë 46 shqiptarë.

Osmani tha se fati i një pjese të të zhdukurve me dhunë, mbetet ende i pazbardhur, ndaj zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë mbetet përkushtim i çdoditshëm.

“Të rrethuar në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, 25-vjet më parë forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, pasi që iu ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, vranë dhe masakruan 46 shqiptarë. Fati i një pjesë të të zhdukurve me dhunë, mbetet ende i pazbardhur, ndaj krahas kujtimit për martirët, zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë mbetet përkushtim i çdoditshëm”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Osman ka kujtuar edhe shqiptarët e vrarë në të njëjtën mënyrë në lagjen Bair të Mitrovicës, në Dumnicë të Vushtrrisë dhe në Poterq të Klinës.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri!”, përfundoi Osmani.

Related posts

Gjokaj mesazh SD-së: Duhet të jeni mirënjohës për investimet e realizuara – Ju s’keni gabuar, se as s’keni punuar gja, as s’keni planifikuar me ndërtua gja

admin

Hamdi Sherifi:Këshilli i BDI-së, Orizare është më  i bashkuar se asnjëher më parë

Gjyla Halili

Grubi: Unë jam ahmetist sepse i besoj Ali Ahmetit, burrit më të ndershëm në jetën publike në Shqiptari

admin