Në Kuvend sot mbledhje do të mbajë Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë, në të cilën pritet të diskutohet për Informacionin për nevojën e ndarjes së Amandamentit numër 5 (Amendment 5 to Letter of offer and acceptance-LOA MK-B-UCC JLTV) drejt marrëveshjes së lidhur qeveri me qeveri për furnizim të automjeteve të lehta të blinduara me rrota JLTV, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Siç qëndron në sqarimin e publikuar në ueb-faqen e kuvendit për Informacionin e nënshkruar nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, Amandamenti 5 drejt marrëveshjes qeveri me qeveri për furnizim të automjeteve të lehta të blinduara me rrota JLTV, është me afat deri 7 qershor të vitit 2024.
“Në bazë të nenit 8 paragrafi 5 të Ligjit për furnizime publike në Mbrojtje dhe Siguri dhe nenin 13 të Dekretit për mënyrën e dhënies së marrëveshjeve me qeveritë e shteteve të huaja dhe në Ekstraktin nga draft-procesverbali i seancës së 12-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur më 26 mars 2024, me numër 41-3655/2 të datës 26 mars 2024, materiali në fjalë ka për qëllim të informojë Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për nevojën e ndarjes së Amendamentit numër 5 ( Amendment 5 to Letter of offer and acceptance-LOA MK-B-UCC JLTV) në marrëveshjen e nënshkruar qeveri me qeveri për furnizimin e automjeteve mjeteve të blinduara të lehta me rrota JLTV, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në Informacion.
Njëherësh, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Kontroll strategjik në mbrojtje i shqyrtoi nevojat për reformë në sektorin e sigurisë për integrim të tij në NATO. Me planin afatgjat për zhvillim të aftësive në mbrojtje trasohet rruga e reformave në mbrojtje dhe jepet kornizë për modernizim dhe pajisje të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për arritjen e ndërveprueshmërisë me armatat e vendet partnere në NATO.
“Një nga projektet kyçe për pajisjen e grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë me pajisje moderne luftarake është projekti për blerjen e automjeteve të blinduara të lehta me rrota, i cili planifikohet të realizohet në periudhën 2019-2027. Me Ekstrakt nga Procesverbali i seancës së nëntëdhjetë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të mbajtur më 25.09.2018, është arritur një konkluzion me të cilin obligohet Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Zyrën për bashkëpunim në mbrojtje të SHBA-së, për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Programi për furnizimin e pajisjeve të reja dhe moderne me platforma perëndimore ERIP (European Recapitalization Incentive Program), të nevojshme për pajisjen e forcave të deklaruara, veçanërisht për grupin e batalionit të lehtë të këmbësorisë”, qëndron në Informacion.
Në Informacion theksohet se me Ekstrakt nga Draft-procesverbali nga mbledhja e 172 e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 24 dhjetor të vitit 2019, Qeveria solli përfundim që ta pranojë Marrëveshjen me qeverinë e SHBA-së për furnizim të automjeteve të lehta të blinduara në rrota për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të Letrës për ofertë për praimin e ofertës (Letter of Offer and Acceptance-LOA0 FMS Case MK-B-UCC nga 12 dhjetori i vitit 2019).