AKTUALE

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Siç kumtoi DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 20 deri në 27 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të bie në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 25 gradë.

Në ditët e ardhshme vijon temperatura e motit me diell dhe të ngrohtë me rritje të temperaturës gjatë fundjavës. Temperaturat e mëngjesit do të jenë vazhdimisht mbi zero gradë, ndërsa vranësira më të mëdha me kushte për paraqitje të shiut priten në fillim të javës së ardhshme dhe do të ndiqen me rënie mesatare të temperaturës.

Banner

Related posts

Atmosferë ramazani nga Çairi! Bujar Osmani kalon kohë pas iftari me banorët e Këshillit Vendor – Teli!

Gjyla Halili

Bislimi në Hagë: BE-ja është destinacioni, fati e vizioni ynë

admin

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili