🇺🇸🇦🇱🇽🇰
Te dashur Bashkeatdhetare pas disa postimeve te paverteta vendosa qe te shkruaj dhe te ju tregoj se Bruno Ceka nuk i takon asnje Partie Politike ne Vendlindje. Une punoj veproj dhe votoj ne SHBA .Ju jeni ata qe do votoni dhe vendosni se kush do te ju udheheq ne Shqiperi Kosove dhe Maqedoni. Ju prifte e mbara. Sa per shpfjet e disa individeve po ja u leshoj hitorikun tim per jeten dhe punen time.
Bruno Ceka kreu shkollën fillore, të mesme dhe të lartë në vendlindje. I apasionuar pas futbollit që në moshë të fëmijërisë, Bruno Ceka fillimisht angazhohet me skuadrën e Teteksit të Tetovës dhe më pas kalon në skuadren e zemrës së tij, Shkëndinë e Tetoves, ku luan deri në fillimin e viteve të 80-ta.
Për shkak të rrethanave politike të asaj kohe, i angazhuar në levizjet për të drejtat e shqiptarve në ish Jugosllavi, detyrohet që me zonjën e tij, Shero Ceka, të shpërngulet në SHBA ku edhe sot jeton dhe vepron.
Fillimisht u vendos në New York, ku angazhohet menjiherë për të dhën kontributin e tij për çështjen kombëtare, duke iu bashkangjitur organizatës “Vatra the Pan-Albanian Federation”. Më pas, në vitin 1985, Bruno thellon bashkëpunimin e tij me “Ligën Shqiptaro-Amerikane” të udhëhequr nga ish kongresisti Joseph Diogardi, dhe pastaj në vitin 1987 angazhohet edhe në “Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC)” për lobimin e qështjeve kombëtate.
Duke e kuptuar rëndësinë e edukimit të brezave të rinjë në të gjitha trevat shqiptare, si çështja më e shtrenjtë për zhvillimin a një kombi, kah fundi i viteve të 90-ta Bruno Ceka me një grup bashkëatdhetarësh grumbullon një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare për të ndihmuar mbarëvajtjen e punës së Universitetit të Tetovës, si institucioni i parë i arsimit të lartë në gjuhen shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Me fillimin e luftës nga agresori serb ne Kosovë, në pranver të vitit 1999, Bruno Ceka angazhohet plotësisht në avancimin e kauzes kombëtare duke u zgjedhur si koordinator i fondit “Vendlindja Thërret”, organizatë kjo e dedikuar për grumbullimin e mjeteve financiare për luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas luftës në Kosovë, në vitin 2000, së bashku me mikun e tij të ngushtë, legjendën e futbolllit, të ndjerin Fadil Vokrri, Bruno organizon turne futbolli në Dallas, Prishtinë, dhe Tetovë për ndërkombtarizimin e futbollit Kosovar, iniciative kjo që u tregua mjaft e suksesshme. Në fillim të viteve të 2000-ta, Bruno Ceka ishte tërësisht i dedikuar për sjelljen e Nobelistit Shqiptaro-Amerikan, të ndjerin Dr. Ferid Murat, në trevat shqiptare, ku së bashku vizitojnë shumë institucione arsimore dhe kulturore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, për avancimin e arsimit dhe kulturës në këto treva.
Pas një qëndrimi jo të gjatë në New York, Bruno me zonjën dhe fëmijet e tij kalojnë në Dallas të Teksasit ku vazhdon me angazhimet e tij në komunitetin shqiptarë. Në fund të vitit 2018, Bruno zgjidhet kryetar i komunitetit shqiptarë të Teksasit (AACC), ku gjatë lidershipit të tij, komuniteti shqiptar në Teksas zgjidhet si komuniteti më i organizuar në diasporë. Pastaj në vitin 2020, Bruno zgjidhet dhe kryetar i “Kongresit Pan-Shqiptaro Amerikan” në Washington, DC, organizatë kjo e cila kryesisht mirret me lobimin e çështjeve kombëtare, si dhe Bruno së bashku me shumë bashkëatdhetarë angazhohet me furnizimin e spitaleve me mjete të domoshdoshme në trojet shqiptare.
Gjatë angazhimeve të tij ndër vite me organizatat e shumta Shqiptaro-Amerikane, Bruno Ceka kishte nderin të takohej me liderë te ndryshëm të udhëheqsisë së qeverisë amerikane, duke përfshirë këtu Presidentë, Zëvendës Presidentë e Sekretarë, si dhe Senatorë e Kongresistë.
Për aktivitetet dhe angazhimet e tij shumëvjeçar për çeshtjen kombëtare, Bruno Ceka ka marrë shumë mirënjohje dhe dekorata, duke përfshirë titullin “Ambasador i Kombit” nga Republika e Shqiperisë, si dhe është Veteran i Çertifikuar i UÇK-së të dhënë nga Republika e Kosovës. Përveç angazhimeve ditore në bizneset e tij, Bruno vazhdon të jetë në dispozicion te atdheut për hirë të familjes, Kombit, Gjuhës dhe Flamurit !!