AKTUALE

Taravari pas vendimit të Selës: Jam krenar për zgjedhjen time krah popullit tim!

Banner

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është prononcuar pas vendimit të grupit të Ziadin Selës për t’u bashkuar bashkë me BDI-në në Frontin Evropian.

“Dhe ata thonin se donin të dilnin vetëm. Ata thonin se nuk e shkelin kurrë fjalën dhe idealet e tyre…derisa…erdhi dita e sotme dhe i nxori ata qartësisht zbuluar”, shprehet Taravari.

Taravari tha se ndjehet krenar për zgjedhjen e tij krah popullit, dhe se do ta kishte bërë të njëjtën gjë sërish.

“8 Maji është në derë”, tha Taravari.

Ndryshe, Taravari në shkurt të këtij viti vendosi të garojë me opozitën e bashkuar LEN, tanimë VLEN, ndërsa krahu i Selës, edhe pse në shkurt deklaronte se ASH duhet të garojë e vetme, sot u bashkuan bashkë me BDI-në, PDSH-në, partinë e Zejdit, partinë e Arianitit, turqit dhe romët në Frontin Evropian.

Banner

Related posts

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

admin

Sela: E pëlqyeshme që Fronti Evropian të shkojë bashkë në zgjedhje lokale! Unë kam qenë ithtar i idesë që më herët ne t’i dimë pozicionimet

Gjyla Halili