AKTUALE

Programi ekonomik elektoral i BDI-së – do të përfshijë edhe propozimet e “esnafit” të biznesit!

Sigurimi i fuqisë punëtorë, rritja e pagave të punëtorëve, përmirësimin e standardit jetësorë i te gjithëve, rritja e pagës minimale, ulja e kontributeve për afaristët, ndryshimet sistemore për të mbajtur dhe për ta punësuar rininë në vendlindje dhe ndarja e fondeve në mënyrë proporcionale në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim. Janë disa ndër propozimet më kryesore që përfaqësuesit e odës ekonomike Veri Perëndimore ua parashtruan përfaqësueseve të BDI-së. Ministri i financave Fatmir Besimi, i ekonomisë Kreshnik Bekteshi si dhe kandidati për President, shefi aktual i diplomacisë Bujar Osmani pas takimit të realizuar me kreun e OEMVP-së Mendi Qyra, thanë se një pjesë e madhe e propozimeve të tyre do të inkorporohen në plan programin ekonomik i BDI-së se dhe se të njëjtat jenë realisht të realizueshme gjatë mandatit të qeverisë së re, informon PRESSonline.al

“Ne si OEMVP një ndër pikat më kryesore i kemi fuqinë punëtore e cila është një problem shumë i madh në vend dhe rajon. Kemi propozuar disa zgjidhje, shpresojë që partitë politike, sidomos përfaqësuesit e BDI-së do të marrin një pjesë e programit tonë dhe do ta inkorporojnë në agjendën e tyre. Ne do të jemi mirënjohës se cila parti e cila do të merr diçka nga ky program i cili program është punuar me vëmendje për afër një vjet dhe shpresojë se bashkërisht me qeverinë e ardhshme një pjesë të tyre do të realizojmë”, deklaroi Mendi Qyra, kryetar i OEMVP-së, përcjell PRESSonline.al

Ministër i ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se në takim me përfaqësuesit e OEMVP-së është analizuar platforma e përgatitur nga OEMVP.

“Mund të them që një pjesë e konsiderueshme e tyre do ti dërgohen sekretariati për çështje ekonomike dhe financat në kuadër të partisë që të inkorporohen ato në programin ekonomik partiak me të cilën do të garojë “Fronti Evropian” i cili udhëhiqet nga BDI-ja”, nënvizoi Bekteshi, përcjell PRESSonline.al

Në takimin e përfaqësuesve të BDI-së me përfaqësuesit e OEMVP-së u diskutua edhe për rëndësinë e veçantë që ka institucioni i Presidentit të Shtetit në realizimin e këtyre pikësynimeve ekonomike.

Related posts

“Të bëhet një Shqipëri”! Kasami nga Stambolli kërkon bashkimin e gjithë shqiptarëve

Gjyla Halili

Takimi Osmani – Varheji – Kreu

admin

Macron do ta takojë Vuçiqin në Paris, presidenca franceze: Pa normalizim me Kosovën, s’ka BE

Gjyla Halili