AKTUALE

Lladrovci: Nderojmë sakrificën e dëshmorit Milzaim Kiqina dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë



Me rastin e shënimit të përvjetorit të rënies së dëshmorit Milazim Kiqina, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur fjalim, ku theksoi vlerën e dëshmorëve dhe veprën heroike të tij.

Ne do të bëjmë gjithçka që jeta dhe vepra e dëshmorëve tanë, të mbetet e paharrueshme, sepse, ata janë vetë liria, ata janë trashëgimia jonë më e pasur dhe më me vlerë që do të mbetet për gjenerata, ka cekur Lladrovci.

Fjalimi i tij i plotë:

Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Milazim Kiqina, në Akademinë përkujtimore në Drenas, mbajta këtë fjalim para auditorit të nderuar:
Të dashur familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
I nderuar kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj,
I nderuar kryetar i komunës së Suharekës, z. Bali Muharremi,
I nderuar Gjeneral Hazrolli, Gjeneral Lahi Brahimaj, z. Alush Shala, z. Sefedin Morina,
I nderuar nënkryetar Shala, Kryesues i Kuvendit, z. Hajdari,
Kryetar i OVLUÇK, Drenas, z. Hajdari, z. Bazaj, z. Gashi, z. Nika,
Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame, Valon Beçuku,
Të nderuar pjesëtarë të familjes Kiqina,
Zonja e zotërinj,
Të nderuar të pranishëm,
Janë 25 vjet prej ditës kur heroikisht ra në fushën e nderit, heroi i kombit, Milazim Kiqina. Sot, me nderim, e përkujtojmë rënien e tij heroike, me këtë Akademi përkujtimore, për të theksuar e ritheksuar se vlera më e madhe e kombit tonë, janë atdhetarët që sakrifikohen për fatet e kombit e shtetit.
Unë e kam të pamundur të flas më shumë e më mirë se sa ka folur nëpërmjet librit “Simbol Çlirimtari” – kushtuar Heroit Milazim Kiqina, autori Beqir Kiqina.
Në këtë libër, gjithëpërfshirës është paraqitur jeta dhe vepra e dëshmorit dhe bashkëluftëtarëve të tij që nga fillimi i luftës deri në momentet kur fitoi përjetësinë, në Suharekë.
Si pjesëtar i UÇK-së i radhëve të para, shumë pjesëtar të familjes së nderuar Kiqina u rreshtuan në njësite të UÇK-së në Drenicë, ndërsa Milazimi u rreshtua në Brigadën 123, në Zonën Operative të Pashtrikut, në Gardën e kësaj Brigade, duke u shquar për trimëri, guxim e ndershmëri të ushtarit e komandantit të disiplinuar, atdhetar e shembull i çlirimtarit të devotshëm.
Fillimi i vitit 1998, për atdhetarët kishte arritur ora e së vërtetës për çlirim. Atë orë të së vërtetës dhe të historisë, e sollën një shekull përpjekjesh, të nxitura nga qëndresa, nga krenaria kombëtare dhe domosdoja e çlirimit nga okupatori serb.
Ajo orë historie për të cilën kishin punuar një shekull, breza të tërë atdhetarësh, po trokiste në zemrat e patriotëve, duke kryer sulme të vogla për fillim, për të arritur te Epopeja e UÇK-së në Prekazin heroik dhe Komandanti legjendar Adem Jashari.
Sot ne me krenari kujtojmë Milazimin dëshmor, duke u përkul para jetës dhe veprës së tij heroike, me zotimin se idealet e tij dhe shokëve të tij, do t’i realizojmë me punë të ndershme, duke e fuqizuar Republikën e Kosovës, duke ngritur mirëqenien për qytetarët tanë dhe duke zbatuar barazinë para ligjit.
Ne do të bëjmë gjithçka që jeta dhe vepra e dëshmorëve tanë, të mbetet e paharrueshme, sepse, ata janë vetë liria, ata janë trashëgimia jonë më e pasur dhe më me vlerë që do të mbetet për gjenerata.
Drenica dhe Kosova, do të ecë përpara, duke qenë krenare me dëshmorët dhe martirët e saj, të cilët dolën në ballë të luftës për çlirim. Ne nuk kemi marrë leje për rezistencë dhe luftë të armatosur, sepse, ne ishim të gatshëm për flijim, deri në çlirimin e Kosovës tonë.
Familje e nderuar Kiqina, të jeni krenar për jetën dhe veprën e dëshmorit Milazim Kiqina.
Neve na mbetet të nderojmë e përkulemi para sakrificës së tij dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, duke mos harruar kurrë kontributin e çdo familje e çdo kontribuuesi për liri gjatë një shekulli, deri në çlirimin e Kosovës.
E paharruar është vepra e dëshmorit Milazim Kiqina!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

https://www.facebook.com/share/p/pduGQv7EVvyu1hNH/?mibextid=WC7FNe

Related posts

Kuvendi do të mbajë vazhdime të tre seancave

Gjyla Halili

AlternAtivA: Punimet në Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës janë sinonim i korrupsionit të BDI-së

Gjyla Halili

Diell dhe vranësira të pakta – tempraturat mbi 20 gradë Celsius

Gjyla Halili