AKTUALE

Lloga: Koalicioni LEN e ka traditë të LEN rrugëve partnerët e koalicioneve

Sekretari Gjeneral i ASH-krahu i Selës, Krenar Lloga në rrjetin social facebook i ka reaguar VLEN, të cilët thanë se nëse Sela dhe Lloga ndërrojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për të shkuar vetë në zgjedhje.

Lloga thotë se koalicioni LEN e ka traditë t’i len rrugëve partnerët e koalicionit dhe kërkon nga Taravari t’i kthejë vulat e partisë.

“Koalicioni LEN ka traditë të LEN rrugëve partnerët e koalicioneve që ato ndërtojnë (disa si МОЖЕМЕ, disa duke u vetëkidnapuar, disa të pandashëm me Mickon, e disa që s’shkoqen prëj Qeverisë), ashtu siç edhe ndërrojnë emrat në këto koalicione. Vulat e ASH-ës nuk janë pronë e individit, aq më pak e atij që braktisi shtëpinë e tij politike, dhe sa për ultimatumet, përdorni ato me VMRO-në, jo me Aleancën për Shqiptarët”, shkruajti Krenar Lloga.

Banner

Related posts

Jozyrtare Klan Macedonia mëson Kasami në Tetovë, Sejdiu në Zhelinë dhe Memishi në Tearcë janë kandidat të VLEN për Zgjedhjet Lokale

Gjyla Halili

Prokuroria kërkon arrest për dy personat e dyshuar për “rrëmbimin” e nipit të Lube Boshkoskit

admin

Sot vazhdimi i 19-të i seancës konstituive

Gjyla Halili