AKTUALE

Kovaçevski: LSDM do ta dërgojë Maqedoninë e Veriut në BE dhe do t’i ruajë vlerat e BE-së në vend

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska dhe sekretari organizativ i LSDM-së, Mitko Trajçulleski sot në Kuvend realizuan takim me delegacionin e Komisionit ad-hok të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Në takim, siç informoi LSDM, është biseduar për përgatitjet dhe pozicionet e partive politike për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në shtet.

Kovaçevski para delegacionit të Komisionit ad hok, siç bëhet e ditur, i prezantoi pozicionet, qëndrimet dhe shtyllat themelore të programit zgjedhor të LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme.

Kovaçevski para delegacionit të Komisionit theksoi se në këto zgjedhje ka dy koncepte. Koncepti i parë është rruga drejt integrimit të shtetit, standard më i mirë i jetesës, paga dhe pensione më të mira dhe më të larta për të gjithë qytetarët, zhvillim ekonomik, siguri dhe stabilitet, që në fakt paraqet vazhdimësi të politikave të zbatuara nga LSDM në shtatë vitet e kaluara. Koncepti tjetër është krejtësisht i kundërt dhe është rruga e kthimit prapa të shtetit, izolimi, stagnimi, përkeqësimi i marrëdhënieve dypalëshe.

“Kovaçevski theksoi se Qeveria e LSDM-së ka treguar përkushtim të qartë dhe ka marrë vendime të vështira dhe të guximshme, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në shtet. Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, pas 17 vitesh pritje u hapën negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë u mbyllën pothuajse të gjitha çështjet e hapura me fqinjët tanë. E gjithë kjo ndodhi në 5 vitet e shkurtra të qeverisjes së LSDM-së dhe gjatë dy krizave të rënda – pandemisë së Kovid-it dhe krizës energjetike”, thuhet në kumtesë.

Kovaçevski i prezantoi të gjitha masat të cilat i ndërmori Qeveria gjatë shtatë viteve të kaluara, të cilat kontribuuan për mbrojtje dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve në kohë të krizës, rritje të pagave dhe pensioneve, menaxhim me sukses me furnizimin me rrymë dhe ngrohje, ulje të papunësisë, rritje të investimeve.

Lidhur me programin zgjedhor të LSDM-së, Kovaçevski theksoi se ai paraqet vazhdimësi të të gjitha rezultateve pozitive që janë arritur deri më tani dhe bazohet në 10 shtylla: Paga dhe standarde evropiane të jetesës, Jetë e denjë për pensionistët, Mbështetje për të rinjtë,  Ekonomi e fuqishme vendore, Infrastrukturë moderne evropiane, Bujqësi evropiane, Arsim evropian, Energji e pastër dhe energji elektrike më e lirë, Më shumë fonde nga BE për ekonominë vendore, Përfundimi i negociatave me BE-në deri në vitin 2028 dhe anëtarësimi deri në vitin 2030.

“Pas përfundimit të zgjedhjeve, nëse LSDM e formon Qeverinë e re, kjo do të nënkuptojë vazhdimin e rrugës drejtë BE-së, standard më të mirë jetësor evropian për qytetarët, zhvillim ekonomik, avancim të demokracisë, lirive, përfshirjes sociale”, theksoi Kovaçevski.

Në takim Kovaçevski theksoi se Qeveria e LSDM-së do të vazhdojë t’i zbatojë reformat të cilat do të sigurojnë sundim të drejtësisë dhe sundim të mirë, institucione transparente, përgjegjëse dhe gjithpërfshirëse dhe krijimin e politikave, afrim dhe harmonizim të politikave dhe ligjeve kombëtare me ato të të drejtës së BE-së.

Related posts

Nesër përfundon muaji i Ramazanit – namazi i Fitër Bajramit falet të mërkurën në orën 06:45

Gjyla Halili

Veting, apo marketing?

Gjyla Halili

Sela komenton nënshkrimet e kuvendarëve “pro-Taravari”: Gjeste joserioze ku dalin fytyrat e puçistëve të ASH-së

Gjyla Halili