AKTUALE

Koalicioni VLEN: Shqiptarët nuk do t’ia falin Bujar Osmanit për rastin “Monstra”

Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe më parë kur kemi shpjeguar se kush është Bujar Osmani, ka ardhur koha të fillojmë t’i shpalosim skandalet e tij korruptive, por edhe qëndrimet politike që i ka pasur e shprehur ai në të kaluarën. Gabohet shumë nëse ai mendon se ato janë harruar dhe se tashmë askush nuk do t’ia kujtojë se çfarë ka bërë e çfarë ka thënë. Madje, disa nga veprimet e tij nuk do të harrohen kurrë.

Sot po e rikthejmë kujtesën duke i kujtuar qëndrimet e tij të pafalshme për rastin e ashtuquajtur “Monstra”, një rast ky që shkaktoi, fatkeqësisht, plagë të pashërueshme edhe sot e kësaj dite. Atëbotë, po ky Bujar Osmani – në rol të zëdhënësit të BDI-së, doli para kamerave dhe pa fije turpi, pa u skuqur fare e pa pikë ndërgjegje e mashtroi opinionin e tërë. Kështu, në pyetjen se “Ku është njëri nga të akuzuarit e rastit, Haki Haziri, ai tha: ‘Informacionet tona thonë se ai nuk është në asnjë institucion shtetëror. Ai kontakton me familjen e tij dhe me vullnetin e tij bëhet i zhdukur’.” 

Kjo ishte një deklaratë skandaloze, sepse shumë shpejt u bë e ditur se Haki Haziri mbahej nga organet e shërbimit sekret në institucione të fshehta dhe atij i bëhej presion të pranojë të bëhet bashkëpunëtor dhe dëshmitar në rastin e ashtuquajtur “Monstra”. Ndërsa ajo që pasoi më vonë është një kapitull në vete, për të cilën BDI-ja patjetër se një ditë do të duhet të japë përgjegjësi.

Megjithatë, pyetja që shtrohet është: “A mund t’i besojmë këtij personi që për interesa të ulëta personale e shet çdo gjë kombëtare dhe nuk e ka për dert të mashtrojë pa u skuqur?”. 

Fatmirësisht, shqiptarët nuk harrojnë. Andaj ka ardhur koha që personat e inkriminuar në vepra antikombëtare të dënohen me anë të votës, si instrumenti më i mirë për ta ndarë shapin nga sheqeri dhe mashtruesin nga i ndershmi.

Related posts

Blerim Bexheti shfrytëzoi të drejtën e votës, ja mesazhi i tij

Gjyla Halili

Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

admin

Bekteshi: Me KRRE-në punojmë që pas 1 korrikut të kthehet tarifa e lirë ditore për rrymën

admin