AKTUALE

Osmani: Ukraina stacioni i parë i ambicjeve imperialiste ruse!

RMV NË NATO, MPJ – KORI DIPLOMATIK

Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicjeve imperialiste ruse – tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, duke shtuar se pret që agresioni I Kremlinit ndaj Ukrainës të përhapet edhe në vende tjera në lindje të Evropës por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Agresioni rus ndaj Ukrainës tregoi se është cënuar arkitektura e sigurisë në Evropë dhe siç kam pohuar, Ukraina është stacioni I parë I ambicjeve imperialiste ruse. Pas Ukrainës, agresioni rus pritet të përhapet drejt Lindjes, Moldavi respektivisht Transnistri, drejt Kaukazit Gjeorgjisë dhe stacioni I radhës besoj se do të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Bujar Osmani.

Por, diplomatët kanë debatuar edhe për rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Asnjë nga zërat që qarkullojnë në opinion e që thonë se Maqedonia e Veriut nuk mund të hyjë në B, nuk është e vërtet – u shpreh i prerë Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.

“Duam që RMV-ja të jetë pjesë e BE-së. Rruga është praktike dhe e realizueshme, në bazë të realizimit të obligimeve të Korrikut 2022, pas të cilëve pasoi konferenca ndërqeveritare dhe procesi i skriningut si dhe implementimi i reformave që ishin konstatuar gjatë këtij procesi por edhe reformave që përmenden në planin e ri të rritjes dhe reformave të BE-së”, tha Dejvid Gir.

Këto komente u bënë në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Jashtme, me korin diplomatik në vend, me rastin e katërvjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO.

Related posts

Osmani: Ta ”pushtojmë” kalanë e fundit të monopolit etnik!

Gjyla Halili

Mexhiti: Eshaloni i parë është kryer! Kemi 1 zv/kryeministër të parë, 6 ministri, 7 zv/ministra dhe 5 sekretarë shtetëror

Gjyla Halili

Sportelet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup nesër do të punojnë deri në orën 15:30, dita e hënë është ditë jo pune

Gjyla Halili