AKTUALE

Mot me vranësira të ndryshueshme me erë të fortë, pasdite me shi

Banner

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e përforcuar herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë nga drejtimi juglindor, sidomos përgjatë Vardarit. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, të cilat do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima të rralla.

Drejtoria për Punë  Hidrometeorologjike (DPHM) parashikon që temperaturat minimale të lëvizë në interval prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja nga 15 deri në 20 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.

DPHM njofton se nesër në mëngjes do të ketë reshje shiu, në disa vende reshje të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor (mbi 60 kilometra në orë).

Banner

Related posts

Ngritet kallëzim penal ndaj Besija Iljazit ish drejtoreshës së Klinikës Universitare për Toksikologji

Gjyla Halili

Nuk zmbrapsen veteranët, kërcënojnë me radikalizim të protestave

admin

U hoq monumenti i Isuf Çelajt në Vuthaj të Gucisë

Gjyla Halili