AKTUALE

Izet Mexhiti: Fitorja e shqiptarëve e ka emrin VLEN

Kreu i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti me anë të një statusi në facebook ka shkruar se shqiptarët janë larguar nga BDI-ja.

Mexhiti më tej ka shkruar se tash fitorja e shqiptarëve e ka emrin VLEN.

“Prej kohësh shqiptarët kanë votuar opozitën. Tash fitorja e shqiptarëve e ka emrin VLEN. Shqiptarët janë larguar nga BDI-ja, prandaj BDI-ja prej kohësh nuk po mundet më t’i përfaqësojë shqiptarët.
Në zgjedhjet e kaluara ajo fliste për politika të gjelbra, tash flet për politika evropiane, flet për gjithçka ama jo më për shqiptarët. Aliu po bën aleanca me komunitete minoritare vetëm që t’i shpëtojë shkatërrimit dhe braktisjes prej shqiptarëve.
Por shqiptari nuk është minoritet, shqiptari VLEN!” ka shkruar Mexhiti.

Banner

Related posts

Mbrëmje akademike në nderë të 6 prillit – Ditës së Kryengritjes së Malësisë.

Gjyla Halili

Opozita turke shpall fitoren në Stamboll dhe Ankara

Gjyla Halili

E kujt është ASH-ja? -Lloga: Unë jam Sekretar i Përgjithshëm tek të dyja anët

Gjyla Halili