AKTUALE

Vendoset sinjalizimi në rrugën rajonale Saraj-Zhelinë, Rustemi: Kujdesemi për sigurinë në komunikacion

Banner

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore sot ka njoftuar se në rrugën rajonale që lidhë komunën e Sarajit me atë të Zhelinës vendoset sinjalizimi rrugor me qëllim të rritjes së sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion. Drejtori i kësaj ndërmarrje Ejup Rustemi dhe numri një i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti nga afër kanë ndjekur punimet që zhvillohen në këtë aks rrugor.

“Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore kujdeset për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, dhe në këtë drejtim ndërmerr aktivitete për përmirësimin e sinjalistikës në akset rrugore. Aktualisht po zhvillohen aktivitete në rrugën rajonale R1206, drejtimi rrugor Saraj – Karpallak ku në afërsi të fshatit Bojanë vendosen edhe bankina mbrojtëse.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi bashkë me kryetarin e Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, inspektuan punimet që zhvillohen për vendosjen e sinjalizimit rrugor në këtë rrugë rajonale.

Punimet për realizimin e këtij projekti duhet të përfundojnë gjatë muajit Prill, 2024. Vlera e marrëveshjes është mbi 21 milion denarë dhe me të është paraparë të vendoset edhe sinjalizimi rrugor në segmentin Zhelinë – Tetovë e cila është pjesë e rrugës rajonale”, theksuan nga NP për Rrugë Shtetërore.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=826030082902042&set=pcb.826030202902030

Banner

Related posts

Bujar Osmani zotohet: Nëse marr besimin e qytetarëve, do të anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030

Gjyla Halili

Presidentja ndau 20 bursa për studime jashtë vendit, asnjë shqiptar

Gjyla Halili

Parregullsi në “Lotari”, mbi 70 të punësuar kanë marr paga pa shkuar në punë

Gjyla Halili