AKTUALE

Ajdini i PDSH-së: Poltikan anti-shqiptar, të korruptuar si Adnan Azizi thirren si mbrojtës të Kurtit!

Adnan Azizi dhe të ngjashmit me te, merren me politikë mbarëkombëtare duke menduar se qytetarët shqiptarë i harrojnë koalicionet e tyre të mëparshme si dhe aktuale me qarqe të politikave antishqiptare sikurse janë oligarkët maqedonas si dhe VMRO DPMNE që janë tërësisht në shërbim dhe nën ndikim të Serbisë”, kështu ka shkruar në “Facebook”, anëtari i Partisë Demokratike Shqiptare, Sali Ajdini.

Sipas tij, derivatet e BDI-së dhe ish funksionarët e LSDM-së dhe njerëz të qarqeve anti-shqiptare po thirren si mbrojtës të Albin Kurtit.

Thotë se një politikan i tillë është Adnan Azizi. Shton se ai është kasa ilegale e Zhelinës dhe Tetovës dhe nën hije njifet si “menaxhues” i komunave në fjalë.

“Një i tillë është Adnan Azizi, përndryshe ish drejtor i hekurudhave gjatë koalicionit me BDI-në një ish hoxhë që njihet si kasa ilegale e komunës së Tetovës dhe Zhelinës si dhe “Menaxhues” nën hije i këtyre komunave. Për rezultatet e këtij menaxhimi dëshmitarë më të mirë janë qytetarët e Tetovës dhe Zhelinës që për çdo ditë ballafaqohen me dështimet e sigurimit të një funksionimi elementarë të këtyre institucioneve. Ky “menaxhim” është tregues më i mirë i mungesës së kapacitetit të tyre, dhe për t’a mbuluar këtë dështim kolosal të stërmbushur me korrupsion, Adnan Azizi dhe të ngjashmit me te, merren me politikë mbarëkombëtare duke menduar se qytetarët shqiptarë i harrojnë koalicionet e tyre të mëparshme si dhe aktuale me qarqe të politikave antishqiptare sikurse janë oligarkët maqedonas si dhe VMRO DPMNE që janë tërësisht në shërbim dhe nën ndikim të Serbisë dhe të Rusisë si dhe të finansuar nga fonde të dyshimta të qarqeve antishqiptare. Nuk ka asnje dyshim që qytetari shqiptarë i njeh mirë sojin e Adnanit dhe Adnanëve tjerë dhe nuk do të lejojë që ata të vendosin për fatin e tyre”, ka shkruar Ajdini.

Related posts

Borrell: Hetimet ndaj UNRWA duhet të vazhdojnë, por financimin s’mund ta ndërpresim

Gjyla Halili

Fronti Europian: Mos luaj me shqiptarët! Kjo ka pasoja për stabilitetin…

Gjyla Halili

Shkeljet në pandemi, dhjetëra qytetarë përfundojnë në burg

admin