AKTUALE

Agron Dedivanaj falenderon shoqatat që mbështetën darkën për mbledhje fondesh të organizuar nga shoqata “Jehona e Malësisë”

Me rastin e darkës së organizuar për mbledhje tē fondeve ditë më parë, kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë” , Agron Dedivanaj shpreh mirnjohje dhe respekt të veçantë për kontributin e dhënë për këtë eveniment shoqatave:Fondi Humanitar Rapsha, Shoqata Kastrati, Shoqata Atdhetare “Kosova” Michigan USA, Gjergj Kastrioti Scholarship Fund, Shoqata  Koja.

“Duam që t’ju falenderojmë që na ndihmuat të bëjmë një ndryshim pozitiv në shoqërinë tonë, dhe se mbështetja juaj na inkurajon angazhimin e vazhdueshëm për të arritur qëllimin tonë në dobi të komunitetit, vendlindjes dhe kombit.”- ka shkruar Dedivanaj.

Ja postimi i plotë:

Shoqata “Jehona e Malësisë” gjenë rastin t’ju shprehi mirënjohje të gjitha shoqatave atdhetare në Miçigen që morën pjesë në eventin tonë të parë për “Mbledhje fondesh” si dhe për mbështetjen maksimale duke ofruar bashkëpunim vëllazëror dhe partneritet në çdo aspekt të mundshëm për nevojat e komunitetit këtu në SHBA, si dhe në vendlindje.


Më lëjoni që, si në emrin tim personal, ashtu edhe në emër të anëtarëve të bordit drejtues të organizatës “Jehona e Malësisë”, t’ju shprehi mirënjohjen dhe respektin e veçantë për veprimin tuaj human që treguat në solidarizimin dhe mbështetjen morale si dhe financiare, që një event dhe një mbrëmje e tillë të dalë me një sukses jashtëzakonisht të madh, dhe ajo që na bën edhe më shumë krenarë, një event i organizuar në një atmosferë uniteti dhe bashkimi.


Prandaj, mbesim me besim të plotë që mbështetja e shoqatave atdhetare shqiptare që përfaqësojnë pjesë të ndryshme të komunitetit, ashtu edhe i shumë donatorëve të ndryshëm individual, të qëndrojë dhe të jetë pjesë e çdo projekti apo zgjedhje e çdo problemi që ka komuniteti ynë këtu dhe në vendlindje.


Duam që t’ju falenderojmë që na ndihmuat të bëjmë një ndryshim pozitiv në shoqërinë tonë, dhe se mbështetja juaj na inkurajon angazhimin e vazhdueshëm për të arritur qëllimin tonë në dobi të komunitetit, vendlindjes dhe kombit.
Faleminderit edhe njëher për pjesëmarrjën, mbështetjen dhe kontributin tuaj ndaj eventit dhe shoqatës sonë.
Fondi Humanitar Rapsha
Shoqata Kastrati
Shoqata Atdhetare “Kosova” Michigan USA
Gjergj Kastrioti Scholarship Fund
Shoqata  KoJa


Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë”,
Agron Dedivanaj.

Related posts

Idetë e mëdha në thelb kanë kauza mirëkuptimi

Gjyla Halili

HATME NË FSHATIN BRODEC

Gjyla Halili

FJALIMI HISTORIK I RAMIZ CERNICËS NË KUVENDIN E KOSOVËS NË PRIZREN

admin