“Sipas një ankete jo publike e VMRO-së e realizuar këtë javë, BDI është fituese absolute dhe minimum fiton 15 deputet e vetme maksimum 18 deputet”, kështu ka shkruar në “Facebook”, pronari i portalit Tetovasot, Rami Mislimi.
Sipas shkrimit, anketa e VMRO-së thotë se VLEN fiton minimum 9 deputet maksimum 11 deputet.
Mislimi thotë se partitë tjera shqiptare nëse dalin të vetme sipas anketës jo publike të VMRO-së mund të mos fitojnë asnjë deputet.
Shrkimi i plotë:
Sipas një ankete jo publike e VMRO-së e realizuar këtë javë:
BDI është fituese absolute dhe minimum fiton 15 deputet e vetme maksimum 18 deputet, gjithçka do të nvaret prej listave të kandidatëve për deputet.
VLEN fiton minimum 9 deputet maksimum 11 deputet, gjithçka do të nvaret prej listave të kandidatëve.
Partitë tjera shqiptare nëse dalin të vetme sipas anketës jo publike të VMRO-së mund të mos fitojnë asnjë deputet, pasi votat e tyre mund të digjen, nëse bashkohen me Frontin Evropian apo VLEN cdo bllok politik rritet për minimum 3 deputet maksimum 4 deputet.
Sa i përket garës presidenciale, Bujar Osmani fiton ndaj Arben Taravarit!
Ndërsa në bllokun maqedonas, VMRO fiton bindshëm me një rezultat 2 me 1 ndërsa Levica dhe Dimitrievski marin nga 5 deputet.
next post