AKTUALE

Prokurorët do ta kontestojnë Ligjin për koeficientët e rrogave para Gjykatës kushtetuese

Banner

Këshilli i prokurorëve publik sot vendosi para Gjykatës kushtetuese ta kontestojë zgjidhjen ligjore me të cilën ulen koeficientët e rrogave të prokurorëve.

Këshilli konsideron se ulja e koeficientëve është jokushtetuese dhe e motivuar politikisht dhe se rrogat e prokurorëve janë të mbrojtura me ligj.

Kryetarja e Këshillit të prokurorëve publik, Dushica Dimitrievska deklaroi se pavarësia financiare e organeve të jurisprudencës, mes të cillave edhe e prokurorisë publike, është kyçe në procesin e avancimit të pavarësisë dhe autonomisë së prokurorëve publik.

“Në mënyrë që të ruhet pozita dhe statusi i prokurorëve publik, ne si Këshill konsiderojmë se rroga e të njejtëve, si dhe rroga e prokurorëve publik duhet të jetë jashtë çdo ndikimi”, theksoi Dimitrievska.

Nga fundi i shkurtit në Kuvend u votuan pakoja e ligjeve me të cilët ulen koeficientët e rrogave të personave të zgjedhur dhe të emëruar. Me ligjet janë përfshirë 1 060 persona të zgjedhur dhe të emëruar siç janë presidenti, deputetët, ministrat, gjykatësit, prokurorët publik, anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe të Këshillit të prokurorëve publik. Propozim-ndryshimet i parashtroi grupi i deputetëve të LSDM-së, ndërkaq reagime pati nga Shoqata e gjykatësve, Këshilli gjyqësor dhe Shoqata e prokurorëve publik.

Banner

Related posts

LIVE FIFA “The Best”/ Nis ceremonia e çmimeve prestigjioze për të nderuar yjet e vitit 2022

admin

Ziadin Sela ndahet nga AKI-ja dhe Fronti Europian

Gjyla Halili

Çitaku: Presidente pse po heshtni?

admin