AKTUALE

Në kohë zgjedhjesh, Qeveria sjell vendim të ulë koeficientin për pagat e funksionarëve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka sjell vendim që të ulë koeficientin për llogaritjen e pagave të funksionarëve, të cilët emërohen nga Qeveria, përcjell TV21.

“Me vendimin ulet koeficienti i pagave të funksionarëve të emëruar nga Qeveria, koordinatorëve nacionalë dhe funksionarëve të tjerë, të drejtorëve dhe personave të tjerë të emëruar të organeve në përbërjen e ministrive, të drejtorëve dhe personave të tjerë të emëruar të organeve të mëvetësishme të drejtorive shtetërore, të personave udhëheqës të organizatave administrative, agjencive, fondeve dhe personave juridikë të tjerë të bazuar në ligje të veçanta, të burgjeve”, thuhet në njoftim.

Nga Qeveria sqarojnë se vendimi i sotëm “për llogaritjen e pagave të funksionarëve, nuk do të shkaktojë implikime shtesë financiare të buxhetit shtetëror”.

Banner

Related posts

Gabimi i zakonshëm që ju bën të plakeni më shpejt

admin

VLEN: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi, por BDI e la shqipen jashtë provimit të jurisprudencës

Gjyla Halili

Maqedoni, gjobiten 91 shoferë të cilët drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit

admin