AKTUALE

Grubi: Bashkë t’i themi JO Rusisë dhe PO Europës!

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lëvizja Populli kanë nënshkruar sot marrëveshjen koalicionuese të Frontit Europian për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend.

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në Facebook shkruan se kjo marrëveshje ruan përcaktimin pro-perëndimor të vendit dhe i njejti do të zgjerohet dhe do të jetë përgjigje e qartë kundër ndikimit rus në vend dhe rajon.

Statusi i plotë:

Fronti Europian po krijohet, rruga jonë drejt Europës do të vazhdojë fuqishëm!

Akti i nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes së koalicionimit mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes Populli është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm i bashkimit të forcave progresive për të ruajtur përcaktimin properëndimor të vendit.

Ky front që padyshim se do të zgjerohet, do të jetë përgjigje e qartë refuzuese ndaj Rusisë dhe tentativave të saj destruktive të dezorientimit dhe destabilizimit të vendit.

T’i themi bashkë JO Rusisë, PO Europës!

Bëhu edhe TI pjesë e Frontit Europian!

https://www.facebook.com/photo?fbid=958965655592953&set=pcb.95896591559

Banner

Related posts

Bexheti ndan 23 vendime pune në shkollat fillore të Sarajit

Gjyla Halili

‘Corriere Della Sera’ promovon ‘tokën e shqiponjave’: Udhëtim me biçikletë në Shqipëri mes detit, qyteteve historike dhe tokave të egra

admin

Vjosa Osmani pret në takim Liderin e Bdi-së Ali Ahmeti

Gjyla Halili