AKTUALE

Gashi: Do ofrojmë plan program që do jep zgjidhje për çdo problem të qytetarëve

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Zoom” në TVM2, ka deklaruar se ata kanë dëgjuar zërin e popullit, që ka kërkuar të ndodhë bashkimi i opozitës me cilin bashkim do të vije edhe ndryshimi.

“Koalicioni jonë edhe kur u bë bashkë nuk e ka patur për qëllim vetëm që të bëj zëvendësimin e subjekteve nga pozita në opozitë. Ajo që na ka shtyrë që të bëhemi bashkë dhe ta bëjmë këtë ndryshim është përmirësimi i gjendjes reale të qytetarëve. Prandaj për ta sjellë këtë ndryshim dhe të bëhet më mirë për shqiptarët dhe për gjithë qytetarët natyrisht se do të duhet të dalim me një program zgjedhor i cili nesër do të bëhet program zgjedhor dhe i cili kur do të filloje të implementohet do të fillojë të jep rezultatet dhe njerëzit ta ndjejnë këtë ndryshim edhe në jetën e tyre praktike”, ka deklaruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili shtoi se ata do të dalin me një program i cili do të jep zgjidhje për çdo problem të qytetarëve.

Dalja në zgjedhje e shqiptarëve në dy blloqe është e shëndetshme dhe besoj që do të rritet edhe numri i deputetëve shqiptarë. Këtë e tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Zoom” në TVM2.

Gashi tha se koalicioni VLEN ka njohuri dhe dije si dhe guximin për ta sjell ndryshimin dhe nuk dirigjohen nga askush por se janë “zëri dhe vullneti i gjithë shqiptarëve”.

Gashi tha se spektri politik shqiptar po shkon drejt pjekjes politike, dhe se 30 vite demokraci janë pak për të pjekur.
“Kemi kaluar atë fazën kur ka qenë PPD një parit, pastaj edhe PDSH, me lutën BDI e PDSH dhe pastaj erdhi koha kur duhej PDSH. Për fat të keq gjatë kohë BDI dhe PDSH kanë patur një marrëveshje që të luftohet çdo subjekt i tretë që del në skenë dhe përveç mungesës së pjekurisë së nevojshme një faktor tjetër i rëndësishëm është dëshira apo intenca apo përpjekja e Ahmetit që të mos merret me zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, por më tepër është marrë me përçarjen e kundërshtarëve”, deklaroi Gashi, duke shtuar se përmes maksimës përçaj e sundo ka mbetur kështu në pushtet.

Gashi tha se BDI gjithçka që pati në kampin opozitar kanë shkuar të BDI dhe nga ana tjetër ky vullneti për bashkim dhe koaliconim, tregon se ne jemi në një fazë të pjekurisë politike.

Related posts

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Gjyla Halili

Partitë politike të mërkurën do ta nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike

Gjyla Halili

DUKAJ: Nuk kemi nevojë të bëjmë premtime, ne flasim me vepra

admin