AKTUALE

Rroga mesatare në Ballkan, Kosova dhe Shqipëria të fundit

Një rritje e pagës mesatare në fund të 2023 me 10 mijë lekë Shqipëria nuk e përmirësoi pozicionin në krahasim me rajonin. 75 mijë lekë ose në monedhën evropiane referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 723 euro, e renditi përsëri Shqipërinë të parafundit.

“Duke pasur edhe një politikë më agresive se vendet e Ballkanit të cilët kanë bërë një rritje sistematike dhe nuk kanë pritur një vit të caktuar për rritjen e madhe pavarësisht se kemi mbrapa Kosovën”, thotë Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Kryeson Serbia për pagën mesatare bruto më të lartë në rajon me 1,112 euro ndjekur më pas nga Mali i Zi me 1,024 euro, Bosnje dhe Hercegovina 1,023 euro, Maqedonia e Veriut 975 euro dhe në fund Kosova me 521 euro.

“Vendi kampion nga i cili duhet marrë dhe modeli që lidhet me produktivitetin e administratës është Serbia dhe Maqedonia e Veriut të cilët e konkurrojnë me shërbime pavarësisht se nuk kanë nivelin e dixhitalizmit të shërbimeve publike siç i ka Shqipëria”, shtoi Gjokutaj.

Nëse Shqipëria krahasohet me vendin me pagën më të lartë në rajon, ne paguhemi rreth 53% më pak.

Por me programin e qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro në mesin e 2024, ne do të jemi vetëm 23% larg vendit të parë.

“Më duket një përafrim bazuar mbi një vendim politik sesa një vendim i cili vjen nga një performancë më e mirë e administratës”, tha ai.

Ekspertët e kritikojnë rritjen e pagave pa një program të caktuar ndër vite. Teksa një kapërcim në 900 euro e konsiderojnë si një mjet politik para zgjedhjeve 2025.

“Është pjesë e programit politik të PS dhe natyrshëm do deklarohet si një premtim i përmbushur duhet këmbëngulur sa ka lidhje me patronazhimit, produktivitetin dhe sa i vlen shërbimeve të qytetarit”, vijoi eksperti.

Për rritjen e pagave në 900 euro qeveria pritet të shpenzojnë nga buxheti i shtetit 2024 rreth 40 miliardë lekë.

Related posts

Xhaferi: Taravari në këmbim të votave i manipulon qytetarët me punësime të përkohshme joligjore

Gjyla Halili

Forumi Shqiptarë kryeson gati në të gjitha vendvotimet,deri më tani 26 vendvotime të numëruara

admin

Presidenti sllovak Pellegrini sot vizitë zyrtare në Maqedoni, do të takohet me krerët shtetëror

Gjyla Halili