AKTUALE

Ditë e hapur e Armatës me rastin e katër viteve të anëtarësimit në NATO dhe 75 vjetorit të formimit të Aleancës

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Tetovës sot organizojnë ditë të hapur për qytetarët në sheshin në qendër të qytetit.

Siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, ngjarja është pjesë e aktiviteteve për shënimin e 75 vjetorit të themelimit të NATO-s si dhe katër vjet nga anëtarësimi ynë në Aleancë.

Në ditën e hapur, të pranishmit do të kenë mundësinë të dëgjojnë disa vepra muzikore të interpretuar nga orkestra ushtarake, një shfaqje të aftësive luftarake të pjesëtarëve të forcave speciale, si dhe të njihen me disa nga mjetet dhe pajisjet me të cila disponojnë njësitë e Armatës.

“Qytetarët do të kenë mundësinë në komunikim të drejtpërdrejtë me pjesëtarët e ushtrisë të mësojnë për karakteristikat teknike të pajisjeve dhe mjeteve ushtarake, stërvitjen dhe pajisjen e njësive speciale të Armatës. Aktiviteti do të ndjeket nga ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral – nënkolonel Vasko Gjurçinovski,dhe përfaqësues nga vetëqeverisja lokale”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Dita e hapur në Tetovë është pjesë e ngjarjeve të planifikuara që organizohen në shtatë qytete dhe në Shkup, me të cilat shënohen 75 vjet nga themelimi i NATO-s dhe katër vjet nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Deri më tani qytetarët e Strumicës, Kavadarit dhe Shtipit kanë pasur mundësi të marrin pjesë në këto ngjarje, ndërsa javën e ardhshme ditë të hapura do të mbahen në Ohër, Prilep dhe Shkup”, qëndron në kumtesë.

Related posts

E cilësuar ngjarje me rrezik të lartë, ka filluar manifestimi përkujtimor për Goce Dellçevin në Shkup

admin

Kovaçevski: Taravari e fitoi dy herë BDI-në!

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili