AKTUALE

Bekteshi kërkon marrëveshje me partitë politike: Ai që humb në zgjedhje, të mos merret më me politikë

Kush i humb zgjedhjet të tërhiqet nga politika. “Doreza” hidhet nga Kreshnik Bekteshi. Ai, duke u shprehur I bindur në fitoren e BDI-së në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u bëri thirrje partive që të nënshkruajnë këtë marrëveshje.

Le të urdhërojnë të gjithë publikisht të nënshkruajnë – ata që do të humbin të tërhiqen nga skena politike. BDI-ja hedh dorezën, tjerët le të urdhërojnë. Kjo vlen edhe për VMRO-DPMNE-në. Por, unë e di se BDI-ja asnjëherë nuk i ka humbur zgjedhjet dhe kjo nuk do të ndodh as tani”, tha Kreshnik Bekteshi.

Sipas Bekteshit, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti nga Kryesia partiake është autorizuar që të negociojë me të gjitha partitë politike, OJQ-të, aktivistët, intelektualët, për koalicione të mundshme për zgjedhjet parlamentare.

“Opsionet janë të hapura për të gjithë deri në afatin përfundimtar të dorëzimit të listave për zgjedhjet parlamentare. Me LSDM-në për momentin nuk jemi afër, por u bëjmë thirrje partive tjera politike që të koalicionojnë me ne”, tha Bekteshi.

Bekteshi duke u thirrur në anketa, deklaroi se kandidati presidencial I BDI-së, Bujar Osmani, me siguri shkon në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Banner

Related posts

Ku janë 160 çerdhe”, “Ku mbetën sigurimet shëndetësore”, rinia e PDK-së proteston para Qeverisë

admin

Sipas informatave të para, janë arrestuar 17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, të cilët tashmë janë në gjykatë. Së shpejti pritet që Prokuroria, në koordinim me MPB-në, të dalë me njoftim zyrtar.

Gjyla Halili

Selimi: Problemi nuk është ligji, por mentaliteti “Maqedonia e maqedonasve”

Gjyla Halili