AKTUALE

REISUL ULEMA SHTROI IFTARIN TRADICIONAL


Sot më datë 14 mars Bashkësia Islame e RMV-së, në krye me Reisul Ulemanë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, shtroi iftarin tradicional në të cilin ishin të ftuar kreu më i lartë shtetëror i vendit i kryesuar nga kryeministri z. Talat Xhaferi me kabinetin e tij ministror, kori diplomatik në vendin tonë, kryetarët e komunave, përfaqësues të bashkësive fetare në vend, përfaqësues gjykatave dhe prokurorive, përfaqësues të komunitetit të biznesit, përfaqësues të mediave dhe shumë mysafirë dhe dashamirë tjerë të BFI-së. Këtë iftar e  bëri edhe më madhështor prezenca e ekselencës së tij, ambasadorit të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Fejsal Hifdhi. Fillimisht mysafirët i përshëndeti sekretari i përgjithshëm i BFI-së, H. Irsal ef. Jakupi, ndërsa më pas, fjalë përshëndetëse kishte edhe nikoqiri, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se, ky iftar, përveç simbolikës së vet, në vete mbart edhe mesazhin për tolerancë, paqe, respekt dhe dashurinë që kemi ndaj njëri tjetrit. Ramazani, vazhdoi më tej Reisul Ulema, është ibadeti me të cilin në praktikë besimtarët tregojnë lidhjen e tyre me Krijuesin e gjithësisë dhe ngrit vetëdijen e lartë te besimtarët për të mirën, paqen, ndihmën dhe kujdesin ndaj njeri tjetrit. Në fund Reisul Ulema falënderoi mysafirët për prezencën duke e lutur Zotin e Madhërishëm për mbarësi, mirësi dhe të na mbulojë me mëshirën e Tij në këtë muaj të paqes dhe mëshirës, dhe fjalën e tij e përmbylli me fjalët e Allahut të Madhërishëm;

“O ju që besuat, të gjithë ju hyni në paqe dhe mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapur”.

Banner

Related posts

Mark Gjonaj: Në këtë ditë të shenjtë ju dhe familjet tuaja qofshin të mbushur me dashuri, shpresë dhe besim.

Gjyla Halili

Rina Ajdari: VMRO nuk pyet VLENIN, voton ligjin për Branitellat

Gjyla Halili

Mexhiti paralajmëron punësime masive në administratë: Do të krijojmë mijëra vende pune për shqiptarët

Gjyla Halili