AKTUALE

Kallëzim penal për ish-drejtorin e Fondit Pensional, Dritan Bexheti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

“Kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit D.B. nga Tetova për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që ish-drejtori në periudhën prej 19 shkurtit të vitit 2022 deri më 17 mars të vitit 2023, si përfaqësues i Fondit ka nënshkruar kontrata pune me gjashtë persona fizik. Personat e angazhuar nuk kishin kryer punën e tyre, përkundër se ishin paguar në bazë të kontratës.

“Në këtë mënyrë, i padituri D.B. ka mundësuar që personat të përfitojnë gjithsej 1 387 558 denarë, ose 22 525 euro në dëm të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, vlerësoi Policia.

Ndryshe, Drejtor i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në këtë periudhë ka qenë Dritan Bexheti.

Banner

Related posts

Zgjedhjet presidenciale amerikane, Harris mbyll fushatën në Uashington, Trump në Florida

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Pendarovski shpalli një kandidaturë qytetare për mandatin e dytë presidencial, pret edhe LSDM-ja ta formalizojë mbështetjen e saj

Gjyla Halili