AKTUALE

“Tigrat” shënojnë 43 vjetorin e formimit! Ende asnjë shqiptar në këtë njësit!!

Banner

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev mëngjesin e sotëm ka uruar pjesëtarët e njësiti anti-terror “Tigrat”, me rastin e 43 vjetorit të formimit të këtij njësiti, përcjell TV21. Bojmacaliev thotë se ky njësit në mënyrë të pandërprerë garanton siguri dhe rend në vendin tonë. Ndryshe, në këtë njësit të policisë, deri më tani nuk ka pasur asnjë shqiptar!

“Njësia speciale antiterroriste – Tigrat, është shembull i një niveli të lartë trajnimi dhe profesionalizmi, me gatishmëri për t’u përballur me çdo sfidë që mund të kërcënojë sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë. Njësia është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta reformuese për përmirësimin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke përfshirë aspektet teknike, materiale, profesionale dhe organizative, në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE-së”, shkruan mes tjerash Bojmacaliev.

Banner

Related posts

“Bisedim i hapur me të rinjtë shqiptarë” drejtuar nga Emina Çunmulaj Nazarian dhe Mark Gjonaj

Gjyla Halili

Koncert i Filharmonisë së Kosovës në Prishtinë

admin

Sot fillon Karnavali Golden Eagle

admin