AKTUALE

A po u merret e drejta për votë qytetarëve që jetojnë në diasporë?

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë pretendojnë se nuk mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Ata thonë se uebfaqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk ua pranon numrin e sigurimeve shoqërore, i cili është i nevojshëm për regjistrim. Diaspora e bashkuar maqedonase ka marrë pretendime se arsyeja e bllokadës është se nuk kanë pasaportë me emrin e ri kushtetues, prandaj sistemi nuk i lejon të fillojnë procedurën. DBM thotë se kanë pasur probleme edhe në zgjedhjet e kaluara. Regjistrimi përfundoi me sukses, por pa asnjë shpjegim ata nuk ishin në listën zgjedhore.

Regjistrimi për votim të shtetasve të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit zgjat deri më 18 mars, pra edhe pesë ditë nga sot. Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, më shumë se 7.000 qytetarë kanë paraqitur kërkesë për të votuar. Mbetet të shihet nëse do të lejohen ose jo të votojnë edhe qytetarët që jetojnë jashtë vendit, që nuk janë të paktë në numër, shkruan Zhurnal.

Qytetarët e Maqedonisë që ndodhen jashtë vendit nuk mund të regjistrohen për të votuar –

Qytetarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë pretendojnë se nuk mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Ata thonë se uebfaqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk ua pranon numrin e sigurimeve shoqërore, i cili është i nevojshëm për regjistrim. Diaspora e bashkuar maqedonase ka marrë pretendime se arsyeja e bllokadës është se nuk kanë pasaportë me emrin e ri kushtetues, prandaj sistemi nuk i lejon të fillojnë procedurën.

DBM thotë se kanë pasur probleme edhe në zgjedhjet e kaluara. Regjistrimi përfundoi me sukses, por pa asnjë shpjegim ata nuk ishin në listën zgjedhore.

Regjistrimi për votim të shtetasve të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit zgjat deri më 18 mars. Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, më shumë se 7.000 qytetarë paraqitën kërkesë për të votuar. Nga kjo kuptohet që interesimi i mërgatës për të votuar për zgjedhjet në vend është në nivel të lartë. Por, pavarësisht numrit nëse është edhe vetëm një qytetarë i vetëm duhet t’i mundësohen kushte normale për ta ushtruar këtë të drejt elementare të garantuar me Kushtetutën e vendit, të votojë.

Kujtojmë që, mërgata ringjallë çdo vendlindje edhe në vendet e rajonit, në Maqedoninë e Veriut ardhja e mërgatës rigjallëron sektorin e biznesit, gastronomisë, dhe ndërtimtarisë, sepse shumica prej tyre ndërtojnë shtëpi, pushimet i kalojnë duke qarkulluar në vendbanimet e tyre duke blerë pa ndalur, pastaj edhe një shumë të konsiderueshme të parave ua japin familjarëve që jetojnë këtu. Kjo është mënyra direkte se si mërgimtarët i lënë paratë në vend, por pjesa tjetër investimi në mënyrë indirekte që përgjatë vitit pothuajse çdo muaj mërgimtarët kontribuojnë në buxhetin familjar për anëtarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Pra, përmes dy kanaleve vetë duke qenë në pushime këtu dhe duke dërguar për çdo muaj para në vendlindje, bëhet gjallërim dhe rifreskim i buxhetit të shtetit. Kjo është dëshmi që shprehja se mërgimtarët janë infuzion për vendin është shprehje kuptimplotë dhe e pa kontestueshme.

Mërgimtarët kanë dërguar afër 2 miliardë euro në dhjetë vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në periudhën 2009-2018, në mesatare për çdo vit janë dërguar nga 200 milion euro. Dhe, kjo dëshmon se dërgesat e mërgimtarëve kanë një ndikim të madh ndaj ekonomisë vendore, duke ulur varfërinë, zbutur bilancin tregtar etj,

Si duhet të trajtohen mërgimtarët nga shteti?

Diaspora ka nevojë për një qasje më serioze nga ana e institucioneve ndaj saj duke filluar me mbajtjen e kontakteve të rregullta me përfaqësuesit e saj në mërgim, por edhe gjatë ardhjeve të tyre në vendlindje. Ato kanë nevojë për një përkujdesje më të madhe institucionale si jashtë ashtu edhe këtu ku për shembull nevojitet që me ndihmën e fondeve shtetërore të organizohen studime të ndryshme që nesër do tu prezantohen investitorëve nga diaspora për mundësitë e investimit të kapitalit të tyre në zhvillimin e qendrave turistike.

Trajtimi i institucioneve të shtetit ndaj diasporës duhet të jetë i formës së veçantë duke pasur parasysh gjallërimin që e shkakton mërgata në vend. Të krijohet përparësi në tejkalimin e pikave kufitare në vend kur hyjnë dhe dalin, të përshpejtohen procedurat për marrjen e dokumentacioneve të ndryshme, mes tjerash të krijohet siguri që gjatë kohës që janë në pushime mos të jenë cak i sulmeve apo vjedhjeve eventuale që mund të ju ndodhin.

Megjithatë, duhet bërë e qartë se në të ardhmen mund të pritet gradualisht edhe ulja e remitencave(dërgesa të diasporës) si rrjedhojë e ndryshimit të mënyrës së jetesës në mërgim, bashkimit familjar si dhe akomodimit dhe përshtatjes së mërgimtarëve me jetën jashtë vendit. Në ndërkohë, analizat e Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) tregojnë se emigrimi mund të ulë edhe konkurrencën e ekonomive në shtetet e Ballkanit perëndimor. Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me rënie të madhe të popullsisë në moshë pune, e për pasojë veç të tjerash efektet në zhvillimin ekonomik të vendeve do te jenë negative.

Nga ana tjetër, ulja e fuqisë punëtore në rajon do të rrisë presionin për rritjen e pagave, ndërsa edhe zëvendësimi i punëtorëve më përvoja dhe të trajnuar që janë shpërngulur, do të shkojë shumë ngadalë si proces. Parashikimet e FMN-së, thonë se do të vazhdojë edhe më tej migrimi i popullatës nga rajoni, ndërsa si rrjedhojë e këtyre proceseve në periudhën 2015-2030 pritet edhe ulje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. /Zhurnal.mk

Related posts

Faton Ahmeti nga Çairi: Ali Ahmeti plagë të hapura e punë të papërfunduara kurrë nuk ka lënë pas

admin

Ganiu: 10 studentë nga Çairi fitojnë bursa nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik

admin

Dua Lipa shfaqet tërë stil edhe në një ditë me shi në Londër

admin