AKTUALE

Qeveria e re, ndryshime në politikat ekonomike

Një ndryshim në politikat ekonomike pritet të ndodh me qeverinë e re. Kjo të paktën sipas premtimeve të partive, të cilat kanë fituar shumicën e votave në zgjedhjet e 8 majit. Nga VMRO DPMNE thonë se nuk do të rriten tatimet ndaj qytetarëve por as borxhi publik. Kreu i kësaj partie Mickoski tha se do të vazhdoj të zbatohet tatimi i sheshtë, lufta kundër ekonomisë gri dhe fondi i inovacionit do të hiqet. Programi ekonomik i kësaj partie thonë se bazohet në investime dhe jo në shpenzime publike. Procesi do të ecë paralel sikurse investimet ashtu edhe produktiviteti në punë për të pasuar rritje të pagave.

“Tatimi i produkteve ushqimore bazë prej 10% mund të ulet në 8%. Kurse tatimi i kompanive të huaja që investojnë në vend mbi 50 milion euro, mund të ulet në 5% për ta. Në shtator dhe në mars do të ketë harmonizim të pensioneve, me ç’ rast do të arrihet rritja 5,000 denarë rritje lineare të pensioneve. Në pjesën e dytë të korrikut pritet të bëhet rishikimi i buxhetit. Në pjesën e dytë të shtatorit do të bëjmë decentralizimin financiar të shpërndarjes nëpër komuna të rreth 250 milion eurove, meqë është gjysmë viti sivjet do të shpërndahen vetëm 125 milion euro”, thonë nga VMRO DPMNE.

Për ekspertët ekonomikë qeveria e re, ka vënë fokusin tek investimet kapitale e jo tek shpenzimet publike. Kjo formë e zhvillimit duhet të sjell reforma rrënjësore në zhvillimin ekonomik tha profesoresha Nikica Mojsoska. Sipas saj, shumë institucione duhet të rikonsolidohen që të fuqizojnë zhvillimin ekonomik.

“Vërejtje të vogla kemi që targeti i rritjes është 5%, unë do të thosha se Maqedonia e ka patjetër të rritet më tepër, por reformat e parapara në programin ekonomik japin shpresë se do të ketë kuota të larta të rritjes ekonomike. Do ta theksoja pjesën e investimeve, politikën tatimore dhe fokusi i digjitalizimit. Një pjesë e theksuar e atij programi ishte sistematizimi më i mirë i institucioneve ekonomike. Nga Ministria deri te Fondi për inovacione, Drejtoria për tërheqje të investitorëve të huaj, Agjencia Ivenst Macedonia, të gjitha këto merren me çështje të njëjta të shpërqendruara dhe në fund nuk dihet kush është kompetent”, deklaroi Nikica Mojsoska-Blazhevski, Profesoreshë ekonomike.

Sipas programit të VMRO-DPMNE-së edhe kthimi i TVSH-së do të vazhdoj për qytetarët që skanojnë kuponët fiskal, madje do të shtohen disa benefite edhe për kategori të caktuara sociale. Për nënat që kanë një lindje do tu kthehet i gjithë tatimi personal që kanë paguar vitin e fundit. Në xhirollogaritë e nënave që kanë lindjen e dytë do tu kthehet tatimi personal i dy viteve të fundit dhe për nënat që kanë lindjen e tretë rikthimi i tatimit personal do tu bëhet çdo vit derisa ai fëmijë të mbush 18 vjet. Sipas për llogaritjeve këto shuma janë sa një pagë mesatare, afërsisht nga 30-40 mijë denarë brenda një viti.

Related posts

BDI: VLEN nuk ka dije dhe takat të bëj më tepër për nxënësit dhe studentët shqiptar

Gjyla Halili

Davkova: Në rrethin e dytë mendja më thotë se do të përsëritet dueli Pendarovski – Davkova

Gjyla Halili

REISUL ULEMA NË NDARJEN E ÇMIMIT “FADIL SULEJMANI” NË UNIVERSITETIN E TETOVËS

Gjyla Halili