AKTUALEKOSOVË

Nëse pajtohet pronari i fabrikës së plastikës në Drenas – Lladrovci: Më kanë telefonuar nga Viva Fresh Store, për të punësuar të gjithë punëtorët e fabrikës së djegur

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur të martën në mbrëmje se pas lajmit për djegien e Fabrikës së Plastikës në Qendrën e Biznesit Drenasi I, i ka telefonuar Xhevdet Rexhepi, pronar i Viva Fresh Store, me ç’rast ka shprehur keqardhje për humbjet materiale dhe dëmet që ka pësuar kjo fabrikë.

Sipas Lladrovcit, pasi  është informuar për gjendjen, Rexhepi ka shprehur gatishmëri, nëse pajtohet pronari i Fabrikës së Plastikës, për të punësuar të gjithë punëtorët e fabrikës së djegur, të cilët mund të jenë aktualisht të papunë.

“Ata do të ktheheshin kur do të rifillojë punën Fabrika apo kur do ta kërkonte pronari i Fabrikës së djegur. Xhevdeti ka ndjerë keqardhje, njëherësh ka shprehur solidaritet edhe me pronarët e Fabrikës, edhe me punëtorët. Për kushtet dhe mundësitë e punësimit të punëtorëve të Fabrikës së Plastikës, Xhevdeti do ta ketë derën hapur. Miku i mirë, për ditë të vështirë!”, shkruan Lladrovci.

Banner

Related posts

“Amerika e sheh si problem Albin Kurtin”

Gjyla Halili

Sinishtaj në konventën qendrore të Forumit Shqiptarë citon Ismail Qemalin:”Ne duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne”

admin

Parku Kombëtar “Mali Sharr” – komunat nuk mbledhin mbeturinat!

Gjyla Halili