AKTUALE

Bytyqi: VMRO ka krijuar sistem paralel në Maqedoni, po pengon funksionimin e institucioneve

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se VMRO-DPMNE ka krijuar sistem paralel brenda shtetit dhe se po pengon funksionimin e institucioneve.

“Konfirmoj se para një viti kur njëra nga partitë politike kërkonte zgjedhje të parakohshme, ne jemi ballafaquar me të ashtuquajturën “grevë e bardhë” në të cilën institucionet nuk funksionojnë sepse dikush nga brenda bën shtypje”, tha Bytyqi.

Ai thotë se ky sistem paralel është krijuar që nga koha e regjimit dhe se janë fuqizuar shumë.

Bytyqi tha se janë në pushtet për të ndërtuar institucione funksionale, dhe nuk do të lejojnë që të kthehen në pushtet ato që vendosin në funksion sistemin paralel.

Banner

Related posts

Vilson Sinishtaj: Shqiptarët e bashkuar asnjëherë nuk kanë humbur!

admin

KSHZ: Për Qytetin e Shkupit janë paraqitur 17 kandidatura për kryetar si dhe 20 lista për Këshillin komunal

Gjyla Halili

Ushtria e Maqedonisë ka më pak gra ushtare profesioniste në krahasim me vendet e rajonit

Gjyla Halili