AKTUALE

Mexhiti godet fort Grubin: Paratë e kumarit nuk do të shpëtojnë

Banner



Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka goditur fort, Artan Grubin duke e quajtur kazinoman, duke cekur se në zgjedhje, paratë e kumarit nuk do ta shpëtojnë nga humbja.


“Por, 8 maji po afron miq. E atëherë as Mc Kresha, as Ledri, as Iliri, as Dafina, as PR agjentët që paguhen me paratë e kumarit nuk do ta shpëtojnë”, ka shkruar Mexhiti.


Postimi i plotë i Mexhitit:


Artan kazinomani paska folë diçka… Por si përherë deri tash, qyshse e ka rrejtë dikush që merret vesh në politikë, ia paska huq keq! E çka pritet prej njerëzve që politikën e keqpërdorin për të shëruar komplekset fëminore dhe për ta ngushëlluar veten për faktin që në politikë, sado që mundohen, nuk i don askush?! Të tillët ofendojnë dhe kënaqen me faktin që pushteti ua mundëson të ofendojnë. Por, siç thonë në Gjakovë, e gjakovari e merr vesh më së miri atë kod, ‘i keshni t’kesh!’, ose, për ta përkthy në gjuhën që e kuptojnë të gjithë, ‘i qeshuri të qesh!’

Por, 8 maji po afron miq. E atëherë as Mc Kresha, as Ledri, as Iliri, as Dafina, as PR agjentët që paguhen me paratë e kumarit nuk do ta shpëtojnë. Sepse populli e din më së miri, dhe populli vota nuk ka për kazinomanët.

Banner

Related posts

Arbër Ademi: Ka shumë aktorë, por faktor është një dhe i vetëm, rilindasi jonë, Ali Ahmeti!

Gjyla Halili

Mickoski: S’kam informacione se Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe VLEN-in! Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gjyla Halili

Dizeli lirohet për një denarë, benzinat për një denarë më shtrenjtë

admin