Me moton “Koha për Presidentin e Parë Shqiptar”, në konventën e Bashkimit Demokratik për Integrim, lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, në atmosferë të jashtëzakonshme, e filloi me vargjet e poetit, Esad Mekuli…“të përbuzur, shiftar”…që përfundon me: Dielli edhe për ne po shndritë”, kohë kur shqiptarët shiheshin vetëm si sharrëxhinj.
Z. Ahmeti i përkujtoi të gjithë dëshmorët e lirisë, familjet e tyre, invalidë e ushtarë të UÇK-së, duke potencuar se më nuk na shohin si sharrëxhinj, por si kryeministra, nuk na shohin si president të ardhshëm dhe drejtues të këtij shteti.
Në amfiteatro ku bëheshin planë anti shqiptare, sot kemi studentë shqiptarë, në katër universitete, dështuan planet e Mlladiqit, sepse ne çdo arritje e fituam me gjak! Sot e kemi Mlladiqin në Hagë, e ne po gëzojmë këtu në këtë sallë. BDI që 23 vite nuk njeh humbje, as në beteja, as në luftë, kemi fituar çdo betejë, si ushtarakisht edhe diplomatikisht, ushtarakisht e taktikisht, prandaj për këtë jemi mirënjohës popullit i cili na përkrahu në ditët më të vështira, theksoi Ahmeti.
Bashkë më popullin arrijmë gjithçka, ne me popullin ndërtuam një kala ku të gjithë shqiptarët kanë nga një gurë dhe kanë ndërtuar kalanë më të çeliktë në këto hapësira shqiptare, potencoi Ahmeti.
Kala që nuk përmbyset, me flamur, gjuhë, traditë, histori, universitete ndaj e dëshmojmë se jemi të paepur, dalzotës të vërtetë, në përballje që na presin dhe fitues gjithmonë, tha Ahmeti.
“BDI ka ngritur kuadro për këtë vend, për këtë komb, ndaj ky është investimi më i madh që ne kemi bërë. Me BDI-në nuk është e lehtë të matesh, sepse të gjithë ju keni investuar në veprat kapitale kombëtare, që s’ka kush i shkul, as kush i prek, varret e dëshmorëve. Ata do të jenë udhërrëfyes tonë, që hapin shtigje të pahapura dhe lini gjurmë, që shihen në gjithë hapësirën shqiptare.
Me ne askush le të mos hyn në bela, se e gjen belaja!, theksoi Ahmeti, duke cekur se ne jemi digë e urtësisë, digë e diturisë dhe kërkoi të jemi të gjithë unik”, theksoi Ahmeti.
“Nuk i frikohemi përballjes, nuk mund të luaj super-liga me liga lokale, ndaj ne Bujarin e kemi super ligë të super ligave”, duke cekur kancelaritë e Evropës, OKB, NATO”, kush mund ta përfaqësoj këtë shtet më mirë se Bujar Osmani, dhe Ahmeti shtoi se BDI qe 24 vite nuk njeh humbje, ndaj gjithë këtë kala të fitoreve e ka ndërtuar populli me durim dhe besim, përcjell Top-shqip.
Bujar Osmani është personi i duhur për president sepse e ka dëshmuar veten e tij se sa i aftë është dhe sa respekt gëzon nga njerëzit e Evropës, ndaj me 24 prill dhe 8 maj, ne jemi në referendum po Evropës, po paqes, po stabilitetit, po sigurisë, jo Rusi ë ndjell frikë e terror, kush mund ta menaxhojë më mirë se BDI, për 24 vite me radhë, drejton e organizon, në fund, përshëndetje për digat e ortekut, me 34 mijë anëtarë, theksoi në fjalën e tij, lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, njëherësh, kryetar i BDI-së, duke përkujtuar dëshmorët e lirisë dhe qytetarët që ua dhanë besimin për të qenë në krye të shqiptarëve për 24 vite.Top-shqip