AKTUALE

Osmani: Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë po largohen, detyra jonë është që të ardhmen t’ua sigurojmë këtu në vendlindje

Si baba krenar i tre fëmijëve. Jam i vetëdijshëm për mundin e shkrirë në formësimin e të ardhmes së popullit tonë, si të gjithë prindërit edhe unë ëndërroj për një Maqedoni në të cilën fëmijët tanë të rriten dhe të përparojnë të lirë, për të realizuar ëndrrat dhe aspiratat e veta, këtë e tha mes tjerash në fjalimin e tij të sotëm në Shkup kandidati për president i BDI-së, Bujar Osmani, i cili tha se është i shqetësuar edhe me largimin e të rinjve nga vendi, përcjell TV21. Osmani tha se do të angazhohet që të krijohet mjedis që nxit inovacionin, sipërmarrjen dhe rritjen ekonomike duke investuar në programet të arsimimit dhe formimit profesional të të rinjve.

Banner

Related posts

Bujar Osmani: Ju prej sot do të jeni Brukseli im, ministria ime, detyra ime e vetme!

Gjyla Halili

“Bechtel dhe Enka” nuk janë “Sinohydro”

admin

BDI: Jemi të shqetësuar për zhvillimet që minojnë parimet e barazisë, bashkëjetesës dhe integrimit

Gjyla Halili