AKTUALE

Bilall Kasami e la qendrën e Tetovës në gjendje katastrofike

Projekti për rregullimin e qendrës së Tetovës nëse nuk do të realizohet me mjete të komunës, atëherë do të mendohet varianti në Partneritet Publiko-Privat. Kështu thotë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili është shprehur se rregullimi i qendrës që filloi vitin e kaluar do të vazhdojë, por këta investime do të jenë sipërfaqësore ngase komuna është e interesuar që të bëjë një shesh ku do të parashihet edhe nënkalim për automjetet.

Por, idetë e studentëve për një rregullim të sheshit janë realizuar pjesërisht, ngase sipas Kasamit, pritet që të ketë projekt më të madh për këtë qendër.

“Ne kemi bërë një kombinim të projekteve që kanë dorëzuar studentët dhe në kuadër të atij rregullimi ishte edhe pjesa e rrethrrotullimit në pjesën e gjelbërimit, por nuk kemi ndërmarrë aktivitet më të madh artiktektonik për shkak se vazhdojmë të punojmë në drejtim të një projekti shumë më madhor për qendrën e Tetovës që nënkupton një rikonstruim të plotë me nënkalim, me pjesën e sheshit, kështu që në këtë pjesë ne vazhdojmë të punojmë në idenë që e kanë dhënë studentët edhe këtë vit. Vitin e kaluar disa nga idetë e tyre janë implementuar, por kryesisht në pjesën e rregullimit sipërfaqësor dhe jo në aktivitete të mëdha ndërtuese, sepse nuk dëshirojmë që të hedhim para kur mendojmë të bëjmë një rikostruim më të madh”, deklaroi kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Megjithatë, duke patur parasysh gjendjen e rëndë financiare të komunës së Tetovës kryetari Kasami është shprehur se për të bërë një investim serioz në rregullimin e sheshit të Tetovës, nevojiten mjete nga pushteti qendror ose përmes partneritetit publiko privat.

“Tash janë dy opsione. Opsioni i parë është përmes Partneritetit Publik privat, ne jemi duke punuar për përgatitjen e planifikimit hapësinor të kësaj pjese me Plan detal dhe Gjeneral, ku do të parashihet që të ketë interes edhe sektori privat për të bërë investime në pjesën publike në këtë pjesë të qytetit. Por, ekziston mundësia që pas zgjedhjeve, nëse koalicioni jonë do të jetë pjesë e qeverisë, ky investim të behët edhe me fonde qeveritare”, tha Kasami.

Pothuajse dy dekadat e fundit, janë bërë investime sipërfaqësore në sheshin e qytetit të Tetovës, megjithatë investime serioze për të patur një qendër atraktive dhe funksionale nuk është bërë. Premtime kanë dhënë të gjithë kryetarët paraprak të komunës së Tetovës por në realitet diçka më specifike nuk është bërë. Vitin e kaluar janë bërë disa rregullime në qendër të Tetovës nga ana e komunës ndërsa ende nuk ka një afat se kur mund të ketë investime serioze. /Koha

Related posts

Ademi: Më 8 maj Fronti Europian me fitore bindëse, vullneti i qytetarëve për referendum është më unifikues se kurrë!

Gjyla Halili

Lladrovci: Kosova ka nevojë për mërgatën e fortë ashtu si në kohën kur u rrezikua qenia jonë kombëtare

Gjyla Halili

Zona gjashtë BDI 9 mandate VLEN 7 mandate

Gjyla Halili