AKTUALE

Pendarovski: Duhet konstruktivitet në marrëdhëniet me Bullgarinë, ekzistenca e pakicës maqedonase është fakt

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski thekson se duhet konstruktivitet në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe në përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve të hapura, ndërsa thekson se është fakt ekzistenca e pakicës maqedonase në shtetin fqinj, gjë që sipas tij, konfirmohet nga Strasburgu.

Në pyetjen e AIM, që të komentojë njoftimin e djeshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, në të cilin ndër të tjera ka vërejtje për “komentet e fundit publike të politikanëve nga shteti fqinj dhe deklaratat e tyre të rreme për Republikën e Bullgaria”, nga Kabineti i Pendarovskit thonë se qëndrimi i presidentit edhe më parë edhe tani është se duhet konstruktivitet në marrëdhëniet bilaterale dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura.

“Lidhur me njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, ju njoftojmë se qëndrimi i presidentit Pendarovski si në të kaluarën ashtu edhe tani është se duhet konstruktivitet në marrëdhëniet bilaterale dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura, duke qenë se edhe vendi ynë pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian ku së bashku me Bullgarinë fqinje do të orientohet për bashkëpunim edhe më të madh”, thuhet në përgjigjen për MPB-në nga Zyra e Presidentit.

Lidhur me komentet për pakicën maqedonase në Bullgari, nga kabineti theksojnë se ky është një fakt, të cilin e pranon edhe Strasburgu.

Banner

Related posts

Dalin rezultatet përfundimtare, Vrapçishti i jep besën Frontit Europian, Bujar Osmani i pari

Gjyla Halili

Mexhiti: USAID partnere në sbumë projekte mjedisore që përmirësojnë standardin jetësor të qyterëve

Gjyla Halili

Osmani në Nju Jork: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Afrikës së Jugut dhe takimi me vendet e Ballkanit Perëndimor

admin