AKTUALE

Angellov: Nëse nuk kalon propozimi për “branitellat” nuk do të jemi pjesë e koalicionit të LSDM-së

Lideri aktual i partisë “Dinjiteti” Stojançe Angellov thotë se nëse nuk kalon propozimi i vendimit të “Dinjiteti” për tejkalimin e problemit me 15 familjet e veteranëve të vdekur dhe invalidëve ushtarakë, ata do të largohen nga koalicioni i qeverisë.

“Në LSDM u bashkuam me një mendim dhe ide të pastër, kishte një atmosferë të mirë për zgjidhjen e problemeve, por dështuam.

Tani do të shohim nëse do të kemi sukses me OBRM-PDUKM-në për të arritur marrëveshje për kërkesat e familjeve të pakompensuara të veteranëve të vdekur dhe invalidëve ushtarakë, si dhe ndryshimin e Ligjit ekzistues për veteranët”, tha Angellov në “TV24”.

Ai ka theksuar se këtë ende nuk ia ka thënë kryesisë së LSDM-së, por është hera e parë që flet në një emision.

Banner

Related posts

Rezultatet e anketës së Portalb: Kush e fiton Komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale 2025?

Gjyla Halili

Shoqata “Jehona e Malësisë” fton të rinjtë në festimet e Pavarësisë/Agron Dedivanaj: E ardhmja e komunitetit ecën me të rinjtë, jo me penguesit”

Gjyla Halili

Zv/kryeministri i parë Mexhiti me mesazh: Të kujdesemi për shëndetin e grave dhe për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit

Gjyla Halili