AKTUALE

U nda nga gruaja/ Rrihet Princ Leka nga ish-vjehrri dhe ish gruaja Elia Zaharia

Princ Leka raportohet se është dhunuar të martën e datës 5 Mars 2024 në Tiranë, teksa ka shkuar në Oborrin Mbretëror për të takuar vajzën e tij të mitur. Atje, ai është përballur me gruan Elia Zaharia, me të cilën është në proces divorci dhe vjehrrin, Gjergj Zaharia.

Ngjarja është raportuar në Policinë e Tiranës, kurse vetë Princ Leka ka përfunduar në Spitalin “Nënë Tereza” ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Lajmi raportohet nga Report TV dhe bëhet me dije se për rastin është depozituar kallëzim penal. Gjithashtu, përfaqësuesi i Oborrit Mbretëror në Shqipëria ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Policia, pasi ndihet i kërcënuar nga familjarët e bashkëshortes me të cilën është në proces divorci

Banner

Related posts

Përkujtimi i 557-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Gjyla Halili

Përfundon mbledhja e kryesisë së re të BDI-së: Bajram Rexhepi zgjidhet kryetar dege i Tetovës, Bujar Osmani i Çairit

Gjyla Halili

Vendimi për dinarin, Osmani dhe Hovenier diskutojnë për propozimet që ofrojnë zgjidhje për planin e tranzicionit

Gjyla Halili