AKTUALE

Me homazhe sot do të nderohen të rënët në Prekaz

Me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot do të bëhen homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore homazhe do të bëjnë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Gjithashtu Komuna e Skenderajt organizon homazhe në nderim të Epopesë së UÇK-së.

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, të martën kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë rreshtuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne.

Banner

Related posts

Tetova për herë të parë në Samitin B40 – VLEN për zhvillimin rajonal!

Gjyla Halili

Nebiu: Mos folni pa marrur leje, po aq më tepër mos nxjerrni mllefin e mospasjes së legjitimitet

Gjyla Halili

Një orë punë në Maqedoni paguhet 3,65 euro, në Luksemburg 53.9 euro

Gjyla Halili