AKTUALE

Ndalimi i praktikave të padrejta tregtare, dritë jeshile në Komisionin për Çështje Evropiane

Ligjin për parandalimin e praktikave jo të drejta tregtare me produktet bujqësore dhe ushqimore për të mbrojtur konsumatorët nga rritja enorme e çmimeve, kaloi filtrin e komisionit parlamentar, i cili synon edhe dhënien fund të vullnetit të tregtarëve për të caktuar çmimet. Pushteti shpreson se do të vihet rendi në çmimet që janë tejet të larta. Nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët s’do ta bllokojnë ligjin në seancë plenare, konsiderojnë se me të nuk do të ketë ulje të çmimeve, pasi marketet, shitoret dhe tregjet nuk përfshihen me këtë ligj.

“Para nesh kemi ministri e cila manipulon. Kjo është fjala më e vogël që mund ta shfrytëzojë në këtë situatë kur çmimet në mënyrë marramendëse po rriten, ndërkohë dilet në media se do të zgjidhim problemin. Tani e keni të qartë se me këtë ligj nuk rregullohen raportet shitës dhe konsumatorë. Pra, nuk ka asgjë për blerësit.”, – deklaroi deputeti i VMRO – DPMNE-së, Zdravko Trajanov.

Nga VMRO-ja kërkuan që afati kohor për caktimin e produkteve të cilat do të përfshihen në ligj të shkurtohet nga gjashtë në një muaj, me qëllim që të parandalohet inflacion i thellë, por amendamenti i tillë u refuzua nga zëvendësministri i Ekonomisë.

“Të supozojmë se do të detektojmë 3 mijë produktet të cilat do të përfshihen me këtë ligj dhe ne i kemi detektuar në përputhje me listat që propozon Komisioni Evropian, por do të duhet të marrim opinionet e institucioneve kompetente.”, – theksoi zëvendësministri i Ekonomisë, Zoran Manevski. Sipas ndryshimeve ligjore, marzha e produkteve nuk do të jetë më i lartë se 10%. Produktet që do të jenë në këtë listë do të bëhen të njohura pas miratimit të ligjit në seancë plenare dhe lista do të publikohet në gazetë zyrtare. Ndryshimet ligjore vijojnë, pasi muajin e shkuar skaduan masat për çmime të garantuara.

Banner

Related posts

Presidenti Bajram Begaj viziton Tetovën, pritet nga Myftiu Dr. Selver Xhemaili në Xhaminë e Larme dhe Harabati Baba Teqe

Gjyla Halili

Mark Gjonaj fton komunitetin shqiptaro-amerikan në dy ngjarjet zyrtare për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në New York

Gjyla Halili

Pendarovski: Mos dhashtë zoti, nëse fitojnë vijojnë pesëmbëdhjetë vite qëndrim në një vend

Gjyla Halili