AKTUALE

Epopeja e UÇK-së, Ahmeti: Vendosmëria heroike e familjes Jashari përballë barbarisë u bë kushtrim lirie

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes një shkrimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka folur për heroizmin dhe qëndresën e falmijes Jashari, në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Sipas Ahmetit, me qendresën e tyre, familja Jashari do t’i dëshmonin botës mbarë atdhedashurinë dhe shenjtërinë e lirisë, duke ujitur me gjakun e tyre të pastër përjetësinë e Kosovës sonë.

Shton se ajo vendosmëri e tyre heroike përballë barbarisë u bë kushtrim lirie.

Shkrimi i plotë:

26 vite më parë Jasharajt me heroizmin dhe qëndresën e tyre do t’i dëshmonin botës mbarë atdhedashurinë dhe shenjtërinë e lirisë, duke ujitur me gjakun e tyre të pastër përjetësinë e Kosovës sonë. Ajo vendosmëri e tyre heroike përballë barbarisë u bë kushtrim lirie, ata ranë heroikisht i madh e i vogël për të përcjellur mesazhin e fuqishëm të mosdorëzimit duke na e lënë amanet çlirimin dhe ruajtjen e dinjitetit të tokës ku u lindën dhe u rritën.

Në kujtimin e tyre gjejmë forcën dhe frymëzimin për të vazhduar kauzat kombëtare të përparimit! Lavdi e përjetshme Jasharajve, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Banner

Related posts

Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dekretohet Ligji për pagën minimale

admin

BDI në Kërçovë zhvillon 16 kuvende zgjedhore, vetëm një kryetare femër

Gjyla Halili

Kasami kushtëzon “Grupin e Zjarrit”: Nëse duan bashkëpunim, le të formojnë parti

admin